BallinaKryesoreDASH hedh poshtë akuzat e ish-kryeministrit për ambasadoren Yuri Kim: Etiketimi “non...

DASH hedh poshtë akuzat e ish-kryeministrit për ambasadoren Yuri Kim: Etiketimi “non grata” për Sali Berishën nuk ka kthim pas

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim se kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht.

Berisha përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit.

Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e  fundit të Berishes, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtetet e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për  shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime  në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën. 

“Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të  përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si  Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në  përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të  jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit?

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave  të njeriut.

Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja  dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion  domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë  aplikuar për vizë më parë.

I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar  të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e  Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Por duke iu kthyer deklaratave të zotit Berisha për tërheqjen e vendimeve në disa raste  nga qeveria amerikane, RTSH e pyeti sërish Departamentin Amerikan të Shtetit mbi  pretendimet e ish kryeministrit shqiptar, duke marrë si përgjigje dallimin mes vendimeve  të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe  vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

“Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e  Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC)  mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni  tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre” tha zëdhënësi.

Në deklarimin e zëdhënësit sa më sipër, rezulton se Berisha i referohet vendimeve te  Departamentit të Thesarit për rastet e tërheqjes se vendimeve të mëparshme, ndërkohë që vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit.

Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur specifikoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Burimi: RTSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular