Vedat Muriqi do të jetë futbollisti i ri i Majorkës. Pas akordit mes klubit spanjoll dhe Lacios, tashmë mbeten vetëm detajet e firmës së lojtarit i cili do të jetë i huazuar deri në fundin e sezonit në skuadrën ishullore e cila lufton për mbijetesën në këtë edicion.
Muriqi ka udhëtuar sot nga Roma drejt Madridit e pastaj drejt Majorkës, ku ka mbërritur në darkë dhe ka lëshuar deklaratat e para. “Jam i lumtur që jam këtu. Pres me padurim që të filloj të stërvitem me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe që gjithçka të shkojë mirë”, ishin fjalët e tij për mediat lokale pas zbarkimit në aeroportin e Majorkës.
Ai do të kryejë nesër vizitat e fundit mjekësore dhe më pas mbetet vetëm firma në marrëveshje, për t’u bërë një lojtar i ri i këtij klubi, i cili ka të drejtën që në fund të sezonit të blejë kartonin e tij nga Lacio.
PANORAMASPORT.AL