Ka përfunduar procesi i votimit dhe i numërimit në primaret e Foltores për zgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në orën 08:00 të mëngjesit, në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, e Rrogozhinë, të gjithë anëtarët e PD-së votuan kandidatin e tyre të preferuar.
Kandidatët e zgjedhur do të garojnë kundër forcave të tjera politike në zgjedhjet e 6 marsit.
Si përfundim janë zyrtarizuar këto emra:
-Premtim Kryemadhi (Dibër)
-Ardian Muka (Durrës)
-Elton Bano (Lushnje)
-Hekuran Xhani (Rrogozhinë)
-Lulzim Vrana (Vorë)
-Bardh Spahia (Shkodër)