BallinaKryesoreBerisha tha se në Durrës votuan 1546 persona, por ja prova që...

Berisha tha se në Durrës votuan 1546 persona, por ja prova që rrëzon ‘Primaret’. Në proces morën pjesë vetëm 612 persona

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një procesi që e quajti “Primare” zgjodhi me votim kandidatët, që ai u shpreh se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Votimi u zhvillua këtë të dielë, 30 janar në gjashtë bashki të vendit dhe në fund të ditës, Komisioni i Rithemelimit të PD-së shpalli edhe emrat fitues. Sipas njoftimit zyrtar, në Durrës u tha se votuan 1 546 demokratë, të cilët zgjodhën me shumicë votash Ardian Mukën si emrin që do të përfaqësojë Berishën në këtë bashki.

Por këto pamje filmike tregojnë të kundërtën, pasi numri që u bë publik nga Sali Berisha nuk është i sakte.

Në materialin filmik që zgjat nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 17:00 të mbrëmjes, rezulton të jenë votuar 612 persona.

Në Durrës Komisioni i Rithemelimit të PD ka patur vetëm një qendër votimi, ndaj është e paqartë se ku e kanë gjetur organizatorët shifrën e 1 546 votuesve. panorama.com.al

SHIKO KETU MATERALIN E PLOTE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular