BallinaKronikeGruaja e denoncon për lidhje jashtëmartesore, burri e kërcënon me jetë. Nëna...

Gruaja e denoncon për lidhje jashtëmartesore, burri e kërcënon me jetë. Nëna e 3 fëmijëve dorëzon në komisariat emrin e së dashurës së 40-vjeçarit

spot_img

Një burrë, baba i tre fëmijëve, rezulton i shpallur në kërkim për shkak se ai kërcënon bashkëshorten e tij me anë të SMS-ve në celular.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Tiranës, mësohet se rasti është i denoncuar dhe i ndjekur nga Komisariati nr. 4 në Tiranë, ndërkohë që prej ditësh Policia ka dështuar të bie në gjurmët e burrit kërcënues.

Në një reagim për rastin, Policia ka bërë me dije se është gjurmuar i denoncuari, por nuk është bërë e mundur të gjendet, ndërkohë që bashkëshortja, e cila ka denoncuar dhunën dhe kërcënimit e të shoqit në Polici, jeton me frikë se ai mund të rikthehet në banesë dhe të hakmerret pikërisht për shkakun se ajo e ka denoncuar në Polici.

Por gruaja, ndër të tjera, ka treguar në Polici edhe një histori dashurie të bashkëshortit të saj, e cila pretendon se e ka parë të shoqin me një femër tjetër, gjë që ia ka bërë me dije atij.

Atëherë bashkëshorti e ka kërcënuar me SMS dhe ajo është detyruar të shkojë në Polici dhe të rrëfejë gjithë hallin e madh që i ka rënë, sipas saj.

Policia e ka dokumentuar dëshminë dhe ka nisur kërkimet, por pa mundur të bie në gjurmët e tij.

DENONCIMI

Sipas të dhënave të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se është shpallur në kërkim shtetasi 40-vjeçar F. S.

Policia bën me dije gjithashtu se ndaj tij është bërë një denoncim nga bashkëshortja e tij, e cila e akuzon F. për ushtrim dhune, tradhti bashkëshortore dhe për kërcënim për jetën. Policia, pasi ka marrë denoncimin e nënës së tre fëmijëve, ka bërë shpalljen në kërkim të këtij shtetasi, ndërkohë ka marrë si provë materiale edhe SMS-të kërcënuese që ai i ka bërë gruas së tij pas një debati të ashpër në lidhje me një tradhti bashkëshortore, sipas denoncueses.

Në dëshminë e saj, gruaja ka treguar se jetojnë në kushte të mira ekonomike. Konfliktet, sipas saj, kanë nisur prej shumë kohësh, por kanë arritur kulmin në shtatorin e vitit të kaluar kur ajo i zbuloi një lidhje jashtëmartesore.

Gruaja i ka treguar Policisë edhe emrin e femrës me të cilën pretendon se del bashkëshorti i saj dhe i ka kërkuar policisë që vetëm ajo e di vendndodhjen e tij.

Gruaja, sipas Policisë, i ka bërë presion bashkëshortit të saj duke i thënë se do ta gjente femrën me të cilën ky e tradhtonte dhe do ta keqtrajtonte, çka duket se ka acaruar 40-vjeçarin, i cili më pas e ka kërcënuar. Policia, duke u bazuar në këto shkëmbime bisedash, ka vendosur të vihet në kërkim të tij, por pa mundur ta gjejë.

Blutë e Komisariatit nr. 4 kanë raportuar për një mori shërbimesh dhe vëzhgimesh të femrës që ka denoncuar bashkëshortja e kërcënuesit, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të F. S.

Ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, ndërkohë që Policia mban nën vëzhgim edhe shtëpinë e denoncueses nga frika e ndonjë kthimi të mundshëm në banesë të të kërkuarit dhe të dhunimit të gruas që e ka denoncuar.

Duke iu referuar një morie rastesh të ngjashme, Policia tenton të shmangë ndonjë sherr me pasojë të rënda në familje, ndërkohë bëhet me dije se F. S. rezulton i kërkuar prej disa kohësh tashmë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular