BallinaAktualitetKaos dhe tension në Rrogozhinë, goditet gjyqtari Jorgji, Egnatia i rrëmben një...

Kaos dhe tension në Rrogozhinë, goditet gjyqtari Jorgji, Egnatia i rrëmben një pikë Dinamos

spot_img

Mes kaosit dhe tensionit, Egnatia me dhjetë lojtarë arrin ti rrëmbejë një pikë Dinamos pas barazimit 1-1. Protagonist kryesor u shndërrua gjyqtari i takimit Enea Jorgji, teksa tifozët nuk i pritën mirë vendimet e tij, mbi të gjitha kartonin e kuq që në start dhe një pretendim për penallti.

Pas vetëm 47 sekondash lojë, Gëzim Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Patrik Bardhit. Ky vendim i gjyqtarit Eneo Jorgji nuk u prit mirë nga tifozët të cilët hodhën gjithçka në fushë, këpucë, sende të ndryshme, ndërsa protesta të forta pati edhe nga stafi i Egnatias.

Si të mos mjaftojë kjo për rogozhinasit, nga goditja e dënimit Agim Ibrahimi u tregua perfekt duke kaluar Dinamon në avantazh.

Protestat vijuan edhe më pas teksa rrogozhinasit pretenduan për një penallti për prekje të topit me dorë nga Samake në minutën e 35-të. Në fundin e pjesës së parë, gjatë kohës kur ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, gjyqtari Jorgji u detyruara të shoqërohej nga stjuartët pasi tifozët hodhën sende nga tribuna.

Pjesa e dytë nisi me vonesë pasi delegatët e ndeshjes paralajmëruan se nëse përsëritet episodet e pjesës së parë, ku u godit gjyqtari Jorgji, do të ndërpritej përfundimisht ky takim.

Pavarësisht se me një lojtar më pak që nga minuta e parë, Egnatia barazoi shifrat në minutën e 57-të me Ademin i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtësve të Dinamos. Vendasit mbrojtën deri në fund këtë pikë të vyer për mënyrën se si rrodhi kjo sfidë ndërsa Dinamo largohet me kokën poshtë, një pikë që i shërben pak ose aspak objektivit të tyre për tu ngjitur në tabelën e klasifikimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular