BallinaKryesore“Shumica e partive të koalicionit mbështesin kandidatët e PD”- Salianji: S’do guxonin...

“Shumica e partive të koalicionit mbështesin kandidatët e PD”- Salianji: S’do guxonin të shkonin në një grup “non grata”. Ja si e komenton bashkimin e LSI me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se shumica e partive që kanë qenë pjesë e koalicionit te 25 Prillit do të mbështesin kandidatët e PD në zgjedhjet e 6 marsit.

Në një intervistë për “Opinion”, Salianji u shpreh se mbështet këtë deklaratë në ecurinë e negociatave që po zhvillohen, ndërsa tha se aleatët nuk do të guxonin të shkonin në një grup “non grata”.

Teksa komentoi bashkimin e Sali Berishës me LSI, deputeti i PD u shpreh se ajo është një parti më afër të majtës se të djathtës, pasi edhe në zgjedhjet e fundit garoi më vete.

Salianji: Nga negociatat që po zhvillohen shumica e partive që kanë qenë në koalicion do të mbështesin kandidatët e PD.

Fevziu: Zoti Duka dhe Shehi thanë që do t’i lënë të lirë votuesit e tyre të zgjedhin kandidatin që preferojnë…

Salianji: Asnjë prej aleatëve edhe nëse do të donin të shkonin me grupin e rithemelimit nuk do të guxonin të shkonin në një grup non grata.

Fevziu: Largimi i LSI ?

Salianji: Është e përhershme, një parti më afër të majtës se të djathtës, edhe në zgjedhjet e fundit garoi më vete.

Argumenti ishte që nuk mund të votojë një i majtë një parti të djathtë dhe anasjelltas. Ajo që nuk bëhej në zgjedhjet e 25 Prillit po ndodh tani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular