Pasi SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, Apeli i GJKKO-së vendosi të shtyjë datën e vendimit.
Mësohet se vendimi për Tahirin do të jepet më 4 shkurt, në orën 13:00.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga GJKKO nuk ka bërë komente lidhur me kërkesën e Prokurorëve të SPAK, por ka thënë vetëm: “Po pres vendimin”!