BallinaKryesoreZgjedhjet e 6 marsit/ Ervin Salianji tregon kur PD do të publikojë...

Zgjedhjet e 6 marsit/ Ervin Salianji tregon kur PD do të publikojë kandidatët: Më vjen keq që një pjesë e ish-kolegëve të “Foltores” mbrohen nga…

Partia Demokratike ende nuk i ka bërë publik kandidatët për kryetar bashkie në 6 bashkitë e vendit,  zgjedhje që do të mbahen në datën 6 mars.

Deputeti Ervin Salianji u shpreh se emrat po kalojnë të gjitha etapat kolegjiale dhe shumë shpejt do të bëhen të ditur edhe për publikun.

Si reagim ndaj koalicionit që Berisha bëri me LSI-në, Salianji u shpreh se ka një qëndrim dhe një Parti Demokratike. “Më vjen keq që një pjesë e ish-kolegëve të foltores mbrohen nga Rama”, tha Salianji.

“Ka vetëm një PD. Ky diskutimi që ka dy parti është i vazhdueshëm. Ka një qëndrim. Siç edhe po duket edhe ditët po e bëjnë të qartë që është një opozitë. Më vjen keq që një pjesë e ish-kolegëve të foltores mbrohen nga Rama.

PS nuk ka ndonjë vështirësi sepse ka të njëjtën banditë. PD po bën një proces statutor. Duke nisur nga institucionet që janë zgjedhur me votë, duke marrë anëtarët e kryesisë dhe sekretarin që merret  duke marrë mendimin. Kanë kaluar nga grupseksioni, në kryesinë e degës dhe pastaj do të vijë për tu marrë vendimi në kryesinë e PD. Duke kaluar kështu në të gjitha etapat kolegjiale. Jemi në hapat e fundit për kandidatët.

Do të ketë një proces që nis nga A te ZH dhe nuk përfundon në dualizëm. Shumë vendime po duket qartë se nuk ka ndonjë sekret tani, duket qartazi që ka pasur një imponim të caktuar nga ish lideri”, u shpreh Salianji për Abc.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular