BallinaAktualitetÇfarë pritet? Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës

Çfarë pritet? Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës

KELMENT BAÇI/ Gjykata Kushtetuese do nisë sot në orën 10 seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit. Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë pas miratimit të raportit të ngritura nga komisioni hetimor. Kjo kërkesë u depozitua më 1 korrik, rreth 7 muaj më parë.

Më datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Nga ana e tij Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar vendimin e Kuvendit si “nul”, nga i cili nuk ka asnjë shqetësim. KËRKESAT E PS 49 deputetë të Partisë Socialiste i kërkuan Kuvendit në fillim të majit të ngrinte një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Sipas maxhorancës, Presidenti i Republikës ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje, të cilat në vlerësimin e deputetëve përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe mesazhe publike të tij në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit. Në abuzim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, ka nxitur konfliktin politik.

Deklaratat dhe mesazhet e intensifikuara të Presidentit në atë periudhë qartazi favorizojnë partitë opozitare dhe njëkohësisht denigrojnë maxhorancën, duke cenuar kështu rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe duke shkelur paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës. Mesazhet publike të Presidentit një ditë para ditës së votimit, e rregulluar ligjërisht si dita e heshtjes zgjedhore në respekt të së drejtës kushtetuese të individëve për të zgjedhur. Mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri si persona të shituar e të blerë nga maxhoranca apo Kryeministri, cenuan rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjike të Shqipërisë si BE-ja dhe SHBA-ja. SHTYRJA Gjykata Kushtetuese kishte caktuar si datë për shqyrtimin e çështjes datën 18 janar, por seanca u shty për shkak se anëtari dhe relatori i çështjes Përparim Kalo rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: ‘Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës’, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19″, thuhet në njoftimin e Kushtetueses në 17 janar, një ditë përpara seancës. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular