Një automjet është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30, në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar.
Mësohet se ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Transporter”, në pronësi të një firme, i cili ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.