Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit”.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Korespondenti i Panorama, raporton se në bordin e automjetit kanë qenë katër persona, nga të cilët dy prej tyre kanë mundur të dalin nga mjeti.
Policia tha se brenda mjetit ndodhet shoferi dhe disa pasagjerë. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e personave të bllokuar.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.