BallinaAktualitetKërkoi largimin e trupës, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Metës: Asnjë gjyqtar...

Kërkoi largimin e trupës, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Metës: Asnjë gjyqtar s’e jep dorëheqjen

spot_img

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit të Presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e trupës së gjyqtareve. Gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje.

Kushtetuesja është shprehur se kërkesa e kreut të shtetit për gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Marsida Xhaferllarin, Elsa Toskën, Sonila Bejtjan dhe Altin Binajn është haptazi e pabazuar.

VENDIMI 

“Lidhur me pretendimin për qëndrimin tej afatit 9-vjeçar dhe për propozimin e emërimit në një detyrë tjetër, shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Lidhur me pretendimet për shortin, afatin dhe pezullimin e tij u vendos të vlerësohet se janë të pabazuara pasi janë çështje të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, tha Vitore Tusha mbi argumentet kundër dorëheqjes së saj. 

“Po ashtu pretendimi për parqitjen e një ankese për procedim disiplinor nuk përbën shkak për përjashtimin nga gjykimi të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa lidhur me gjyqtaren Marsida Xhaferllari rrëzohet, pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar, po ashtu pretendimi për organizimin e shortit, pezullimin dhe afatin janë të pabazuara.

Për gjyqtaren Fiona Papajorgji kërkesa rrëzohet. Pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese. Paraqitja e një ankese për procedim disiplinor nuk përbën shkak për përjashtim.

Kërkesa për gjyqtaren Elsa Toska rrëzohet. Pretendimi për emërimin është haptazi i pabazuar. Pretendimi për organizimin e shortit, afatit dhe pezullimit janë të pabazuara.

Kërkesa për gjyqtarin Përparim Kalo rrëzohet. Lidhur me pretendimet se interesi që gjyqtari ka shprehur publikisht për vijimin e detyrës edhe përmes ndryshimeve kushtetuese nuk është një nga shkaqet që parashikohet për paanësinë e tij. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të tij dhe organet kanë vijuar me vakancat. Pretendimi për emërimin është haptazi i pabazuar.

Kërkesa për gjyqtaren Sonila Bejtja rrëzohet. Pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe kërkesa për gjyqtarin Altin Binaj, pasi pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese”, tha Tusha teksa lexoi vendimin.

(11:19) Kërkesa e përfaqësuesit të Presidentit për largimin e trupës, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Pasi përfaqësuesi ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese duke argumentuar se nuk janë të paanshëm Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim.

Dervishaj po ashtu është shprehur se Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo duhet të japin dorëheqjen pasi kanë konflikt interesi për këtë çështje.

DISKUTIMET

Këshilltari i Presidentit Bledar Dervishaj citoi nenin 36 për dorëheqjen, dhe nenin 37 për kërkesën për përjashtimin e trupës nga shqyrtimi i çështjes.

Ndërkaq përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka i konsideroi këto kërkesa si pretendime për pengimin e zhvillimit të seancës.

“Këto janë pretendime për të penguar zhvillimin e kësaj seance. I kërkoj gjykatës ta vlerësonte kërkesën paraprake për përjashtim gjyqtarësh dhe ta rrëzojë si të pabazuar në kushtetutë e ligj”, tha Bushka.

Ndërkaq gjyqtarja Vitore Tusha e pyeti Bledar Dervishajn: “Keni kërkesa të tjera paraprake ju përfaqësues të Presidentit?” Këshilltari i Presidentit u përgjigj: “Do të kemi, por vret nga vendimet tuaja”.

SEANCA 

Që prej orës 10:00 po vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca ku po shqyrtohet shkarkimi i Ilir Metës si President i Republikës.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit.

Presidenti mungon në seancë dhe përfaqësohet nga këshilltari për çështjet ligjore Bledar Dervishaj, i cili po relaton kërkesën e kreut të shtetit.

Më herët “Panorama.al” ka zbardhur një pjesë të fjalës së këshilltarit ligjor të Presidentit i cili thekson faktin që disa gjyqtarëve u ka mbaruar mandatin.

Ai shprehet se është vënë në dyshim pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular