Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj u shpreh se nuk do të ketë shkarkim të presidentit, sepse nuk ka çështje për shkarkim.
“Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kemi kërkuar përjashtimin e të gjithë trupës gjyqësore. Ne kemi deklaruar se do zbatojmë ato detyrime që na cakton kushtetuese për ta ndjekur deri në fund këtë gjykim.
Gjyqtarët janë të njëanshëm, për shkak se në proceset e tjera të rëndësishme si ai për zgjedhjet vendore edhe të këtij procesi janë konstatuar shkelje.
Nëse një institucion thërret si ekspert të pavarura nuk mund ta thërresë pastaj si mbrojtës, sepse bien parimet.
Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim”, tha Dervishaj pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese, e cila shtyu vendimin për ditën e enjte.