Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore përballë Gjeorgjisë, si një test për të parë gjendjen e skuadrës. FSHF-ja ka zyrtarizuar stadiumin dhe orën në të cilën do të luhet ndeshja.
Në faqen zyrtare bëhet me dije se ndeshja do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, më datë 29 mars në orën 18:00.
Kjo ndeshje është në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Në gjithë historinë e tyre Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballur 13 herë me njëra tjetrën, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore. Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes kombëtareve.
PANORAMASPORT.AL