Disa orë para se të nisë mbledhja e Kryesisë së PD-së, baza e Partisë Demokratike dhe Kryesia e degës në Dibër ka propozuar Luan Hakën për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit
Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e degëve në 6 Bashkitë, duhet ta përfundonin dje procesin e propozimit të kandidatëve.
Por, Dega e PD-së në Dibër ishte e fundit që nuk e kishte zgjedhur kandidatin.
startnews.al” mësoi se kandidatura e PD-së në Dibër është Luan Haka.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD sot në oren 19:00 miratohen kandidaturat e propozuara nga baza dhe degët e partise ne rrethe.
KANDIDATËT E PD
Durrës
Luan Hoti
Rrogozhinë
Ferdinand Saraçi
Lushnjë
Indrit Sefa
Vorë
Ymer Marku
Shkodër
Xhemal Bushati
Dibër
Luan Haka