BallinaAktualitetKufizimet nga koronavirusi/ Greqia ndryshon masat, ja rregullat e reja për hyrjen...

Kufizimet nga koronavirusi/ Greqia ndryshon masat, ja rregullat e reja për hyrjen në vend

spot_img

Greqia ka vendosusr të ndryshojë masat për hyrjen e personave brenda territorit.

Nga e hëna, 7 shkurt, në Greqi mund të futesh me certifikatë vaksinimi, pa bërë një test të detyrueshëm për koronavirusin.

Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, pasditen e kësaj të premte.

Kujtojmë se nga e hëna e ardhshme skadon certifikata e vaksinimit në Greqi për ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës shtatë muaj më parë.

Në të njëjtën kohë, në Evropë certifikatat e vaksinimit me dy doza janë të vlefshme për nëntë muaj.

Më herët, ministri foli për ANT1 për punonjësit e kontraktuar shëndetësorë ndihmës që janë anëtarësuar në  Sistemin Shëndetësor Kombëtar dhe deklaroi se “për 12 mijë ndihmësit, të cilëve kontrata u skadon më 31 mars, do të marrim një marrëveshje që t’i zgjasim kontratat pothuajse deri në fundviti, ndërkohë që njëkohësisht do të ketë edhe pikëzimin e tyre, për shkak të eksperiencës që kanë fituar dhe njëkohësisht shpallet për 4000 pozicione në SKS”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular