BallinaKronikeMerr flakë në ecje një makinë, shpëton për mrekulli shoferi. Ja çfarë...

Merr flakë në ecje një makinë, shpëton për mrekulli shoferi. Ja çfarë dyshohet

spot_img

Një automjet ka marrë flakë në ecje këtë mëngjes rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia bën me dije se mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 04.02.2022, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular