Mali i Zi prej mbrëmjes së 4 shkurtit është pa një qeveri. Parlamenti i Malit të Zi votoi me 43 vota pro dhe 11 kundër, pa abstenime, mocionin e mosbesimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zdravko Krivokapiç
Një reagim ka ardhur nga Komisioni Europian, i cili ka theksuar se pret tashmë që qeveria e re të formohet pa vonesa.
Zyrat e Brukselit u bëjnë thirrje të gjitha partive politike në Mal të Zi që të fokusohen dhe të punojnë sëbashku për të nxitur reformat në lidhje me BE për të pasur një frymë sa më konstruktive dhe në interes të qytetarëve malazezë.
“BE pret që çdo qeveri në Mal të Zi t’i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve për përparim në procesin e anëtarësimit në BE,” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero Hernandez.