Personi i gjetur i pajetë pasditen e sotme në liqenin e Fierzës është peshkatari Tofik Gjika, i cili u shpall i zhdukur nga familjarët e tij më 26 dhjetor të 2021.
Burime bëjnë me dije se trupi i Tofik Gjikës, 50-vjeç me origjinë nga Dibra është gjetur në ujërat e liqenit të Fierzës, në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit.
Ai është gjetur nga familjarët e vetë 50-vjeçarit të cilët prej një muaji kanë shkuar duke kërkuar çdo ditë me varka për të afërmin e tyre.
Trupi i tij është dërguar fillimisht në morgun e spitalit të Kukësit dhe më pas është nisur drejt morgut në Tiranë.