Lagjia Palini në Athinë është përfshirë nga paniku pasi një 28-vjeçar shqiptar, babai i dy fëmijëve të mitur ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij
Ervis Hoxha,28 vjeç nga Berati vuan prej problemeve mendore, raportojnë mediat helene.
Autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë. Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.
Hoxha po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.
Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.