BallinaOP EDKoalicioni "Shtëpia i lirisë", streha që i bën fresk regjimit Rama

Koalicioni “Shtëpia i lirisë”, streha që i bën fresk regjimit Rama

NGA NEXHBEDIN BASHA

Tashmë është bërë fakt krijimi i një koalicioni të emërtuar “Shtëpia e lirisë”, bile edhe i regjistruar në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, me siglën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke futur nën ombrellën e tyre, Grupin e  Rrithemelimit të PD, i dalë nga një i ashtuquajtur kuvend apo tubim i zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Kur e sheh në pamje të parë sigla e koalicionit të duket një  konfigurim i këndshëm dhe  je “Ok”. Kur e analizon si u krijua dhe ç’frute do japë”, rebelohesh. E them kështu pasi një shprehje popullore thotë “Për inat të sime vjehërre po shkoj të flejë me mullajxhiun”. Po pse? Kjo dihet se e gjitha bëhet për të goditur Lulzim Bashën, kryetarin legjitim të Partisë Demokratike. Dhe nëpërmjet tij Partinë Demokratike, që të zvogëlohet e përçahet sa më shumë me të vetmin synim të mos vijë kurrë në pushtet me Kryeministër Bashën. Kjo është një strategji e “Trekëndëshit të Bermudës”, sikurse e  cilëson Basha treshen Rama-Berisha-Meta, të cilët po i akuzon që në një periudhë 30 vjeçare e kanë rrënuar, vjedhur e plaçkitur Shqipërinë.

Tani që gjërat po ndryshojnë kërkojnë të gjejnë shpëtim. Rama  në dosjen 339, për zgjedhjet në Durrës  e 184  në Dibër i përfshirë në përgjimet e të përditshmes gjermane Bilnd, si ai dhe bashkëpunëtorët e tij pushtetar. Po  ashtu dhe dosja e  inceneratorëve, ku një ish ministër i qeverisë së tij Lefter Koka, është në burg dhe pritet të flas. Dosja e kanabizimit, ose siç njihet “dosja Habilaj 339/1”, nga drejtësia u zbardh.  Një  ish ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.  Sikurse shprehen analistë e gazetar edhe ai mund të flas. Pa përfshirë dosje të shumta korupsioni që flenë në sirtarët e drejtësisë, si ato të  PPP-ve, Unazës Re, dosja e ditëve të fundit për hipotekat në Durrës, Sarandë, etj, etj. Pa harruar dosjet për korupsione rrugësh etj.  Një kryetar bashkie i Lushnjës, Fatos Tushe është në burg, ndoshta edhe ai do të flas. Avokati i Sajmir Tahirit hodhi një bombë për pushtetarët “vishuni trashë”. Dimri i egër po vjen. Struktura antikorrupsion SPAk, ka nisur të lëviz.

Të gjitha këto e të tjera denoncime të bërë nga opozita e drejtuar nga Basha, të cilat i ka shpalosur si kauza të saj, përfshi dhe dekriminalizimin paskan qenë të vërteta. Por, pushteti i kapur nga krimi oligarkia i ka zvogluat këto beteja, duke i konsideruar si akuza të pa baza. Tani që sistemi i drejtësisë ka nisur të funksionojë, priten rezultate.

Po kush është shkaku,?! Natyrisht cenimi i interesave të individëve.

Po e analizojë shkallë-shkallë: “Partia Demokratike, thekson kryetari i PD Lulzim Basha,  hyri në zgjedhjet e 25 prillit me keq se në kushtet e 91-shit dhe përballë kishte një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar”. Kjo sipas tij për 8 vjet shkatërroi çdo mundësi të ardhjes në pushtet të opozitës me votën e lirë. Pra, shkatërroi elementin bazë të demokracisë, votën e lirë, demokracinë, pasi e bleu atë, e tjetërsoi me të gjitha mënyrat. Së fundmi krahas blerjes me para, me shpërblime të majme, me ndere për tërmetin, me ndihmat për kovidin, etj, u modernizuar me daljen në skenë të patronazhistëve, të cilët ndiqnin këmba këmbës çdo qytetar, ku hyn, ku del, ku banon, ku punon, ç’halle ka, si flet, për kë voton, bile edhe në gjeneralitetet sipas gjendjes civile. Pra, emi në përgjim si në regjime diktatoriale.
Opozita e Bashkuar përfshi PD, LSI e parti të vogla, pas humbjeve të zgjedhjeve në vitin 2017, për të mos mbetur fasadë e qeverisë në parlament mori një vendim të rëndësishëm, që i kushtoi shumë largimi nga parlamenti, me qëllimin e vetëm çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshm. Por, pas largimit nga parlamenti të deputetëve të opozitës, PD, LSI e partinë të tjera, kandidatët për deputet të listuara në listën e 140 deputetëve, nuk ju bindën partisë së tyre dhe shfrytëzuan rastin për të marrë mandatin. Këto deputet përfshi këtu edhe dy deputet të PD që ishin anëtarë të grupit të PD, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi, nuk ju binden vendimit të Partisë së tyre dhe kështu  qëndruan “si kukulla” në parlament duke miratuan ligje të rëndësishme në favor të qeverisë e duke u bërë shtojcë e palë  me të. Kundërshtitë brenda PD u shtuan. Vijimi i parlamentit solli përçarrje, ku vihej në diskutim nëse PD do ekzistojë, apo do shkatërrohet. Ju desh një kohë shumë e gjatë të bind ndërkombëtarët se kauza e tyre ishte e drejtë. Gjithsesi për këtë  pati kosto morale, politike si partia dhe lideri.

Sikurse rrodhën ngjarrjet pas protestave, ngritjes së çadrës, dhe hartimit të listave të deputetëve,  një numër anëtar forumesh dolën haptazi kundër kryetarit. Kjo fillimisht solli përcarrje brenda Partisë Demokratike. Individë të veçantë ish drejtues në forumet partiake, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj, krijuan partinë e tyre, ndonëse nuk pati rezultate në deputet, por një numër anëtarësh e simpatizantëve të PD në zgjedhjet e 25 prillit votuan për ta, në dëm të PD. Kjo ndikoi disi në rrudhjen e elektoratit, pasi  sikurse thotë populli “gurë  gurë bëhet kalaja”.
Ithtarët e kundërshtarët nisën të rrënojnë kështjellën e tyre, çra Partinë Demokratike, ku kishin qenë aksioner që nga krijimi i saj. Në krah të tyre u bashkuan edhe ish deputet, ministra, zv.ministra e drejtues forumesh, ku në vend që të sulmonin qeverinë, godisnin liderin e opozitës, pra partinë e tyre ku kishin përfituar poste e ofiqe. Me këtë, dashje, pa dashje ata me veprimin e kryer u bënë tub oksigjeni për të furnizuar qeverinë  Rama, duke ja bërë më të lehtë fitoren në zgjedhje. Kjo përçarrje sa vinte dhe bëhej më problematike me kosto për PD, me synimin e vetëm për shkak të xhelozisë që kishin me kryetarin, e rrudhën dhe zbehën fuqinë e anëtarësisë.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit ndodhi një ngjarrje jo e zakontë në Partinë Demokratike. Ish lideri i saj historik z. Sali Berisha, ish President e Kryeministër i Shqipërisë u shpall “non grata”, sëbashku me familjen nga SHBA,  me motivacionin, “I përfshirë në veprime koruptive dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij, për përfitim të tij dhe pasurim të aleatëve të tij politik dhe anëtarët e familjes së tij…” “Non grata” familjërisht. Mirë, zoti Berisha po familja përse?!  Ç’kanë ato me akuzat që i bën Amerika?

Pas kësaj zotit Basha, si kryetar i PD, pas analizës së situatës së krijuar,  ju desh  merrte një vendim, “përjashtim të z.Berisha nga grupi parlamentar i PD, deri në zgjidhjen e çështjes ligjore”, i cili e cilëson si “një nga më të vështira në jetën e tij”. Zoti Berisha pas kësaj stisi “Foltoren”, duke dalë qytet më qytet, me idenë për rrithemelim të PD, duke deklaruar se “nuk do ta  përfshijë anëtarësinë në problemet e mia”. Kjo ide u përqafuar nga anëtarësia dhe u cilësua si një lëvizje me vlerë për demokracinë. Por, gjatë rrugës rrjedha mori drejtim tjetër. Z. Berisha jo vetëm përfshiu antarësinë dhe mori rreth vetes edhe depute të grupit parlamentar të PD, por edhe një numër të konsiderueshëm drejtuesish. Nuk qëndroi me këtë, por në këto foltore Berisha shpalli  kandidaturën për kryetar partie  në PD e Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Gjatë fjalimeve në vend që të merrej me qeverinë, u muar me kryetarin Basha, duke derdhur mbi të lum akuzash për korupsion, përdorur ndaj tij një fjalor fyes e denigrues e duke mos e njohur më për kryetar, në një kohë që e kish uruar kur ishte zgjedhur me një anëtar një votë menjëherë pas humbjes në   zgjedhjet e 25 prillit.

Me Foltoren, krijimin e grupit të Rithemelimit të PD, me ngjarrjen e 8 janarit, për marrjen me forcë të selisë së  Partisë Demokratike situata në PD ka ndryshuar. Kryetari i PD ka autoritetin, logon, ka tagrin me marrë vendime sëbashku me forumet drejtuese. Ai tashmë është  është çliruar nga një “perde që i kish zënë sytë”, sikurse e ka pohuar vet. Akuzat, sharjet dhe fyerjet jo vetëm nuk e kanë dobësuar atë por e kanë bërë më të fortë në përballje jo vetëm me regjimin Rama, por edhe me Z.Berisha e presidentin Meta, që i konsideron e shkuara 30 vjeçare dhe i ka hiperbolizuat me etiketën “Trekëndëshi i Bermudës”. Sipas tij ky trekëndësh ka një qëllim të vetëm të përçajë Partinë Demokratike.Edhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore ku ka dy aktor Berisha-Meta,  për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnje e Rrogozhinë  u faktua skenari i përgatitur ndaj Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, si kryetari saj.

Tani që është zyrtarizuar një koalicion i tillë i quajtur “Shtëpia e Lirisë”, anashkalohen tre fakte të rëndësishme, që kanë të bëjnë me të shkuarën, por që i kanë sjellë dëm të ardhmes së PD. Rritja e numrit të anëtarësisë dhe mbështetësve në vitet 2009-2013,  LSI i ka ardhur gjatë periudhës në kualicion me PD. Strategjia e përdorur nga ana e saj në zgjedhjet bashkiake, për këshilltar bashkiakë në Tiranë me me tezën “Voto Lulin si kryetar bashkie, pavarësisht se je i PD dhe si parti  voto LSI, se jemi një, nuk ka asnjë problem…”, me prishjen e koalicionit solli çarjen e parë  PD-LSI, që i kushtoi shumë z.Basha.  Në vitin 2013, në vitin e dytë të punës si kryetar bashkie të Tiranës  z Basha u braktis nga këshilltarët bashkiak të LSI,  të cilët ju bashkuan grupit të këshilltarëve të PS. Me largimin e tyre kryetari i bashkisë u  vu në vështirësi për marrje të një sërë vendimesh e miratim fondesh, që kishin të bënin me zhvillimin e kryeqytetit. Një ndër projektet më të rëndësishme ishte ai i Bulevardit të Ri, ku jo vetëm u bllkuan fondet nga qeveria Rama, por u vu në pikëpyetje dhënia e shpërblimit ish pronarëve dhe banorëve që dëmtoheshin nga realizimi i këtij projekti. E për këtë shkaktare ishte LSI. Kryeministri Rama e Partia Socialiste e shfrytëzuan këtë mundësitë artë për të dobësuar kundërshtarin politik, në atë kohë edhe kryetar bashkie dhe kryetar i Partisë Demokratike, për të rifituar Bashkinë e Tiranës dhe ja arritën qëllimit..

E përmenda këtë fakt, pasi duke e analizuar situatën e atyre viteve, të periudhës 8 vjeçare e në vazhdim, mund të them se koalicioni me LSI i kanë dhënë pushtet në kohën kur ishte Berisha kryeministër, por kurrë nuk e kanë favorizuar Bashën, pasi në zgjedhjet e 2013, LSI u rrit nga anëtarësia e PD. Dhe me politikën e ndjekur duke pas pushtet e rrudhi anëtarësinë e PD. Shumë anëtar e simpatizantë të saj të joshur nga pushteti, ju bashkuan LSI. Zvogëlimi në numër me 4 deputet i LSI, në zgjedhjet e 25 prillit, tregoi se anëtarët dhe simpatizantët e PD, që kishin ikur në “drejtim të paditur”, erdhën e u sistemuan në strofkullën e tyre. Kjo humbje e LSI, që i faturohet z. Basha nuk i erdhi nga ai. Tashmë kjo dihet; antarësia e simpatizantët e PD me numrin e deputetëve të siguruar në zgjedhjet parlamentare të 2021 shkoi në shtratin e vet.

Këto fakte e të tjera si këto, përfshi edhe dhurimi i një sërë mandatesh deputeti partive opozitare me numër të vogël  anëtarësh dhe tani largimi nga grupi i PD, një numri të konsiderueshëm deputetësh pa kurrfarë logjike, sikur je në një lojë dhe largohesh kur të duash, janë firo për Partinë Demokratike të drejtuar nga z. Lulzim Basha. Referuar kësaj analize pa pretenduar se kam gjetur çelësin magjik, do thoja, se nëse media televizive, e shkruar dhe rrjetet sociale do i trajtonin problematikat me objektivitetin  e duhur, gjërat do merrnin për mirë dhe në kahun pozitiv duke i dhënë çezarit atë që i takon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular