Të papriturat në dasmë mund të të rrënojnë komplet ceremoninë. Dhe ishte pikërisht kjo që ndodhi në një lokal dasmash në Turqi.
Pista e kërcimit, u kthye në një fushëbetejë mes të ftuarve. Si pasojë e sherrit brutal, që u nis nga dy persona, janë përdorur karrige e sende të forta, si dhe janë plagosur 14 dasmorë.
Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të ndalur sherrin brutal, e cila u zhvendos edhe në ambientet e jashtme të lokalit.