BallinaKryesoreBroja sfidon Ronaldon, sulmuesi i Kombëtares kërkon rekordin historik me Sauthemptonin

Broja sfidon Ronaldon, sulmuesi i Kombëtares kërkon rekordin historik me Sauthemptonin

spot_img
spot_img

Sauthemptoni do të kërkojë të fitojë dy ndeshje radhazi në Premier Ligë vetëm për herë të dytë këtë sezon. Dhe sfida për Armando Brojën me shokë do të jetë të mundin Mançester Junajtidin në “Old Trafford”.

Pas fitores dramatike në mesjavë 3-2 kundër Totenhemit në transfertë, skuadra e Ralf Hazenhytelit do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

“Shenjtorët” kanë humbur vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe kanë shënuar dhe pësuar gol në të gjitha këto ndeshje.

Por, të vetmit rivalë që tekniku austriak nuk i ka mundur kurrë në Premier Ligë janë pikërisht Mançester Junajtidi dhe Kardifi: bilanci i tij kundër “Djajve” është 3 barazime dhe 3 humbje.

 

 

Sauthemptoni do të tentojë të bëjë një tjetër surprizë në ndeshjen që ngre siparin e javës së 25- të të Premier Ligës pasdrekën e sotme (13:30).

Të udhëhequr nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 6 gola në Premier Ligë këtë sezon, Hazenhytel ka ndërtuar një plan për t’i shkaktuar probleme mbrojtjes së rivalit të tij gjerman.

BROJA – Sulmuesi i huazuar nga Çelsi po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. 20-vjeçari i ka shënuar deri tani Lidsit, Bërnlejt, Brajtonit, Kristal Palasit, Brentfordit dhe Totenhemit dhe një gol sot në “Teatrin e Ëndrrave” do ta ngrinte në një tjetër nivel sezonin e talentit shqiptar, i cili përballë do të ketë Kristiano Ronaldon.

Portugezi, nga ana e tij, është duke kaluar formën individuale më të dobët që prej vitit 2010, duke qenë se ka 5 ndeshje radhazi pa shënuar.

Seria më e gjatë e 37-vjeçarit pa gol në nivel klubi ka qenë 7 ndeshje (dhjetor 2008-janar 2009).

Ndërkohë që Broja do të kërkojë të vendosë një rekord historik për klubin e tij këtë sezon, duke u bërë lojtari U-20 i Sauthemptonit i cili shënon më shumë gola.

Rekordin e mban Kevin Dejvis në sezonin 1997-‘98 me 9 gola. Dhe Brojës i duhen edhe katër gola për të hyrë në librin e historisë së “Shenjtorëve”.

“Djajtë” i mundën në “Old Trafford” sezonin e shkuar me rezultatin historik 9-0 dhe një tjetër mallkim që miqtë do të tentojnë të prishin sot është edhe rekordi i tyre në Premier Ligë në këtë stadium, ku ata kanë dalë fitimtarë vetëm 2 nga 22 transfertat ndaj klubit më të titulluar të Anglisë (4 barazime, 16 humbje)./Panorama sport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular