BallinaAktualitetBerlusconi lë pas problemet shëndetësore dhe rikthehet në stadium me të dashurën...

Berlusconi lë pas problemet shëndetësore dhe rikthehet në stadium me të dashurën 32 vjeçe, s’mungojnë komentet për Milanin: Jam më i suksesshmi në botë

spot_img
spot_img

Silvio Berlusconi ditën e djeshme është kthyerpërsëri në stadium, për të ndjekur skuadrën e Monzës, duke konfirmuar se ka lënë pas problemet shëndetësore.

Ish-presidenti i Milanit dukej përsëri në formë teksa shihte ndeshje. 85-vjeçari shoqërohej nga e dashura e tij 32 vjeçe, Marta Fashina.
Më pas ai ka ka dalë edhe në një konferencë të improvizuar për shtyp ku nuk mund të mungonin komentet për kuqezinjtë.

“Me Milanin kisha këtë traditë, që para ndeshjeve shkoja në dhomat e zhveshjeve për t’u dhënë lojtarëve shtysën e duhur. Dhe pastaj kthehesha pas ndeshjes për t’u bërë komplimente dhe për të komentuar. Ndërsa shkoja edhe në dhomat e zhveshjeve të kundërshtarëve për t’u uruar mirëseardhjen”, kujtoi ai.

“Kanë qenë 30 vite me kujtime shumë pozitive dhe unë jam edhe sot presidenti i një klubi më fitues në futbollin botëror, 29 trofe. Zoti Adriano e di përmendësh sa trofe kemi fituar”, tha Berluskoni duke treguar Galianin i cili u ngrit në këmbë dhe numëroi me radhë të gjithë ato që kishte fituar Milani në vitet e drejtimit të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular