Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken deklaruar sot se ekziston ende një rrezik real që ushtria rusë të pushtojë Ukrainën.
Në një konferencë të përbashkët shtypi në Honolulu me ministrat e Jashtëm të Japonisë dhe Kores së Jugut, Bliken përsëriti se kanalet diplomatike me Maskën për këtë krizë, mbeten të hapura. Mes të tjerash ai tha se e vetmja rrugë përpara është që Rusia të tërhiqet.
Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka deklaruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës në çdo kohë, pavarësisht garancive të përsëritura nga Moska se ajo nuk përbën kërcënim për asnjë vend.
“Ndoshta (Presidenti rus Vladimir Putin) mund të fikë motorët e tij të tankeve dhe ne të gjithë mund të shkojmë në shtëpi, por ka një erë të Mynihut në ajër ,” tha Wallace. Mes të tjerash Wallace u shpreh se bisedimet ishin “konstruktive dhe të ndershme” dhe i kërkoi Moskës të de-përshkallëzojë tensionet në kufirin ukrainas.