Një 18-vjeçare është larguar nga banesa që ditën e djeshme por nuk është kthyer në shtëpi. Në denoncimin e bërë nga e ëma e saj bëhet e ditur se vajza është larguar nga shtëpia, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal prej saj. Nga ana e saj policia e Tiranës bën të ditur se po punohet për gjetjen e 18-vjeçares
“Më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.