BallinaBotaFrika nga pushtimi rus/ Cilat janë shtetet që u kanë bërë thirrje...

Frika nga pushtimi rus/ Cilat janë shtetet që u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina

spot_img
spot_img

Australia dhe Kanadaja janë dy shtetet e radhës, të cilat u kanë bërë një thirrje urgjente të gjitha qytetarëve të tyre që jetojnë apo punojnë në Ukrainë, që ta braktisin menjëherë këtë shtet dhe të mos presin për ndonjë evakuim të mundshëm ushtarak.

Kjo thirrje ka ardhur pas rritjes së ndjeshme të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa nga momenti në moment, sipas raportimeve nga zonat e konfliktit, forcat ruse pritet të mësyjnë në territorin ukrainas.

Por, cilat janë shtetet, të cilat deri më tani u kanë bërë thirrje diplomatëve dhe qytetarëve të tyre që të lënë Ukrainën një orë e më parë?

SHBA u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Ukraina:

Të parat që reaguan në lidhje me situatën e konfliktit ruso-ukrainas ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat dy ditë më parë u bënë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse kundër Ukrainës.

“Mos shkoni në Ukrainë për shkak të rritjes të rrezikut për veprime ushtarake ruse dhe COVID-19; ata që ndodhen në Ukrainë duhet të largohen menjëherë,” paralajmëron Departamenti i Shtetit në udhëzimin për udhëtimet në Ukrainë.

Edhe presidenti Joe Biden përcolli të njëjtin mesazh në një intervistë për televizionin NBC.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Situata ka ndryshuar dhe ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi”, tha ai.

EBA-ja dhe Kuvajti thirrje shtetasve të tyre të mos udhëtojnë në Ukrainë:

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Kuvajti u bënë thirrje qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë në Ukrainë. Deklarata me shkrim në lidhje me anulimin e udhëtimeve janë lëshuar nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kiev dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kuvajtit.

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kiev u bëri thirrje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë për shkak të situas serioze dhe të paparashikueshme të sigurisë në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ministria e Jashtme e Kuvajtit, nga ana tjetër, u bëri thirrje qytetarëve të saj në Ukrainë që të kontaktojnë Ambasadën në Kiev, duke u kërkuar shtetasve kuvajtianë të largohen nga Ukraina dhe të anulojnë udhëtimet e tyre.

Shqipëria thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet pranë kufirit të Ukrainës, duke këshilluar qytetarët që mos udhëtojnë drejt Ukrainës apo që të largohen nga ky vend.

Në një njoftim të ministrisë theksohet se ky institucion është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.

“Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ministria i fton qytetarët shqiptarë që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

‘Ikni shpejt nga Ukraina’, Britania e Madhe thirrje shtetasve të saj:

Shtetasit britanikë që zgjedhin të qëndrojnë në Ukrainë nuk duhet të presin një evakuim ushtarak nëse shpërthen konflikti me Rusinë, tha të shtunën për Sky Neës Ministri i Mbrojtjes, James Heappey.

‘Shtetasit britanikë duhet të largohen menjëherë nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe nuk duhet të presin, siç e panë në verë me Afganistanin, se do të kishte ndonjë mundësi për një evakuim ushtarak, tha ai.

Heappey tha se nuk është marrë ende asnjë vendim për praninë diplomatike të Britanisë në Ukrainë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha të premten se trupat britanike të dërguara në Ukrainë për qëllime stërvitore do të kthehen së shpejti.

“Nuk do të ketë trupa britanike në Ukrainë nëse ka ndonjë konflikt me Rusinë,” tha Heappey.

Izraeli evakuon familjarët e stafit të ambasadës në Kiev:

Izraeli njoftoi të premten se ka nisur evakuimin e familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev. Evakuimi tha se po bëhet për shkak të “përkeqësimit të situatës”, që duket se është referencë për krizën midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ministria e Jashtme izraelite po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtimin për në Ukrainë, ndërkaq shtetasit që ndodhen në këtë shtet, “të shmangin zonat e tensionit”.

Ky njoftim i Izraelit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë, të largohen menjëherë nga shteti, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.

Australia dhe Kanadaja udhëzojnë largimin e stafit në Ambasadën Australiane në Kiev:

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë të shkaktuar nga grumbullimi i trupave ruse në Ukrainë, qeveria ka udhëzuar largimin e stafit në Ambasadën Australiane në Kiev dhe ka pezulluar përkohësisht operacionet në Ambasadën tonë në Kiev,” tha Ministrja e Jashtme Marise Payne në një deklaratë të dielën.

Payne tha se operacionet e Ambasadës do të zhvendoseshin përkohësisht në qytetin ukrainas, Lviv, më në perëndim se kryeqyteti.

Kanadaja bëri një njoftim të ngjashëm të shtunën, se operacionet e Ambasadës së vendit do të lëviznin nga Kievi në Lviv.

Berlin, qeveria u bën thirrje gjermanëve të largohen nga Ukraina:

Qytetarët gjermanë duhet të largohen nga Ukraina “me një njoftim të shkurtër” nëse prania e tyre nuk kërkohet në vend, tha të shtunën Ministria e Jashtme gjermane.

“Ne po paralajmërojmë kundër udhëtimit në Ukrainë,” tha Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit. “Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse kërkohet prania juaj. Nëse jo, largohuni me një njoftim të shkurtër. Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten ditët e fundit mes pranisë dhe lëvizjeve masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës. Një konfrontim ushtarak nuk mund të përjashtohet.”

Konsullata e Përgjithshme Gjermane Donetsk, në Dnipro, Ukrainë, është mbyllur përkohësisht me efekt të menjëhershëm, sipas zyrës së jashtme.

Prag lufte, Belgjika thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina:

Belgjika që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina, duke përmendur frikën për sigurinë dhe praninë e madhe ushtarake në rajon.

Sipas deklaratës, që prej nëntorit të  2021, tensionet në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe Bjellorusisë vazhdojnë të rriten. Situata është jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe për të njëjtën arsye, ju rekomandojmë që të jeni të përgatitur për të ndryshuar planet tuaja dhe të largoheni nga vendi, theksohet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, theksohet se “në rast të një përkeqësimi të papritur të situatës, mund të ketë pasoja serioze për funksionimin e aeroporteve duke penguar udhëtimin nga dhe brenda Ukrainës.

Danimarka dhe Suedia, thirrje shtetasve të largohen nga Ukraina:

Danimarka dhe Suedia i bashkohen listës të vendeve që u bëjnë thirrje shtetasve të largohen nga Ukraina.

Suedia të shtunën u kërkoi qytetarëve të saj të largoheshin nga Ukraina dhe këshilloi kundër “të gjitha udhëtimeve” në vend, duke iu bashkuar një morie vendesh të tjera që përditësojnë këshillat e tyre të udhëtimit.

“Për shkak të situatës serioze dhe të paparashikueshme të sigurisë në Ukrainë dhe zonën e saj të afërt, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur sot të këshillojë kundër çdo udhëtimi në Ukrainë dhe u bën thirrje të gjithë suedezëve që janë në Ukrainë të largohen nga vendi”, tha ministrja e Jashtme, Ann Linde.

Të premten, Danimarka këshilloi shtetasit danezë të largoheshin nga Ukraina, në dritën e “situatës serioze të sigurisë” brenda dhe rreth vendit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Ministria “po e rrit nivelin e sigurisë në udhëzimet e udhëtimit për Ukrainën. Prandaj, të gjithë danezët në Ukrainë këshillohen të largohen nga vendi”.

Ambasada daneze në Kiev mbetet e hapur dhe funksionale për momentin.

“Është ende e mundur të largohesh nga Ukraina me rrugë të rregullta ajrore dhe me hekurudha. Nuk është e mundur të thuhet nëse kur këto mundësi mund të kufizohen, prandaj danezët inkurajohen të largohen nga vendi”, tha Ministria duke shtuar se autoritetet daneze nuk mund të garantojnë ndihmë për danezët që zgjedhin të qëndrojnë në Ukrainë në një datë të mëvonshme.

Turqia paralajmëron qytetarët e saj për udhëtimet në zonat e Ukrainës lindore:

sat e mundshme për qëllime të mbrojtjes personale dhe të kontaktojnë ambasadën e Turqisë në Kiev përpara udhëtimit të nevojshëm.

Arabia Saudite dhe Jordania thirrje shtetasve të tyre të mos shkojnë në Ukrainë:

Arabia Saudite dhe Jordania u bënë thirrjeqytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata me shkrim për çështjen janë lëshuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Kiev dhe Ministria e Jashtme jordaneze.

Ambasada e Arabisë Saudite në Kiev u kërkoi të gjithë qytetarëve të saj që të shtyjnë udhëtimin për në Ukrainë dhe të kontaktojnë Ambasadën për të lehtësuar daljen e atyre që ndodhen atje sa më shpejt të jetë e mundur. Në deklaratë u ndanë edhe numrat e telefonit për kontakt.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme jordaneze u kërkoi gjithashtu qytetarëve të saj të mos shkojnë në Ukrainë për shkak të zhvillimeve dhe ata që ndodhen atje të largohen nga vendi.

SHBA dhe aleatët e saj në NATO akuzojnë se Rusia po përgatit një sulm të ri ndaj Ukrainës, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, një akuzë që Rusia e mohon, pavarësisht se ka vendosur më shumë se 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës. Mes rritjes së tensioneve, Kremlini ka kërkuar që NATO të kufizojë aktivitetet në Evropën Lindore dhe të premtojë se nuk do të shtojë asnjë republikë të mëparshme sovjetike – si Ukraina – si anëtarë të rinj. Në përgjigje të krizës, vendet e NATO-s kanë vendosur trupa dhe pajisje për anëtarët e tjerë, shtetet që ndajnë një kufi me Ukrainën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular