BallinaKryesore“Janë dhënë 430 mln euro, s’ka inceneratorë”, Basha rendit abuzimet me tenderat...

“Janë dhënë 430 mln euro, s’ka inceneratorë”, Basha rendit abuzimet me tenderat dhe pyet qytetarët: A mundet që të firmosen 17 procedura brenda ditës pa miratimin e Ramës?

spot_img
spot_img

Në një dalje për mediat, kryetari i PD-së Lulzim basha e ka nisur fjalimin e tij e skandalin e inceneratorëve.

“Sot është një ditë e ndërmjetmeve mes disa javëve intensive të skandalit të shekullit, skandalin e inceneratorëve. Nisjen e një jave intensive të hënën, të marrjes në pyetje të administratorëve të 3 skenave të krimit dhe iou kanë marrë shqiptarëve miliona euro. para që i mungojnë familjeve shqiptare, shëndetësisë për të trajtuar rastet e pandemisë apo sëmundje. Ajo që është e qartë se si i janë grabitur qindra mijëra euro qytetarëve, është falë komisionit hetimor, që Edi Rama donte ta sabotonte. 430 mln euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë. A mund t’i kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite të vetme pa miratimin e Kryeministrit siç ishte rasti i Elbasanit? A mund të paguheshin 35 mln euro për inceneratorin e Tiranës, ku siç e patë nuk është bërë asgjë. Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte.”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular