BallinaAktualitet“Kurbani i radhës për aferën e inceneratorëve po bëhet gati”- Lulzim Basha...

“Kurbani i radhës për aferën e inceneratorëve po bëhet gati”- Lulzim Basha paralajmëron dhe i bën thirrje SPAK: Veproni, mos prisni shkarkimin e ministrit të radhës

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje SPAK që të veprojë dhe mos presë shkarkimin e ministrit të radhës për të bërë arrestimin.

“Puna e nisur në këtë drejtim është përshëndetur, por është e pamjaftueshme. Duke shprehur mbështetjen e PD ju kërkoj të veproni pa humbur kohë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve. Vazhdimi i pagesave ndaj atyre që organet e drejtësisë i kanë rrethuar me shiritin skenë krimi është një krim më vete. Kjo pagesë rëndon mbi ata, por SPAK duhet të përdore të gjithë instrumentet që mos paguhet asnjë qindarkë ndaj grupit kriminal.

I kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësit. Nuk mjafton arrestimi i bishtit, SPAK mos të presë që të shkarkojë ministrin e radhës që pastaj ta arrestojë. E qartë është se kurbani i radhës për këtë afere po bëhet gati me shpresën  që të shpëtoje koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri mos e kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej dhe zbatohej pa miratimin e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular