Fermerët e Devollit kanë dalë sot në protestë, në shenjë kundërshtie për mungesën e tregjeve, duke bërë që prodhimet e tyre të mbeten stok.
Ata u mblodhën para stadiumi të Bilishtit dhe u shprehen se nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.
Sipas tyre problematikë e shtuar për këtë sektor është çmimi i naftës, skemat e subvencioneve apo dhe rritja e çmimit të plehrave kimike.