“ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi”, iu drejtua Bushati Mërtirit.

Lidhur me këtë debat, studiuesi Mërtiri shkruan në faqen e tij në facebook se megjithëse shumë miq i kërkojnë të mos prononcohet, ai nuk do të dorëzohet “perballe disa goreve qe kercenojne lirine e fjales”.

 

Statusi i Mërtirit

 

Sic mund ta keni pare dhe neper media, te enjten ne emisionin Open, u perfshiva ne nje debat banal sulmesh personale te ndersjellta, te cilat nuk jane ne perputhje me nivelin, profilin dhe karakterin tim. Sado qe u perpoqa te ruaja qetesine dhe te mos bie ne kurth, nuk ia dola dot plotesisht, gje per te cilen me vjen keq.

Sidoqofte, qellimi nuk eshte per te folur per ngjarjen ne vetvete. Jam mesuar tashme te perballem me lloj-lloj situatash dhe nuk do te merrja mundimin te shkruaja per kete nese gjithcka do te ishte thjesht nje episod, prapa te cilit nuk ka nje fenomen, qe tregon kalbesine e sistemit te medias dhe politikes ne kete vend. Pertej vete ngjarjes, menyra e trajtimit te saj dhe perdorimi instrumental nga nje armate propagandistike, na rrefen degjenerimin e komunikimit, informimit, mendimit dhe debatit ne kete vend. Eshte nje infrastrukture e tere poshtersie e cila mban peng realitetin shqiptar ne keneten ku jetojme dhe nje nga shkaqet kryesore pse ky vend nuk ndryshon.

Per paranteze, me duhet te them se me deshperon fakti se, gjate ketyre muajve, te pakten qe kur ka shperthyer sherrnaja ne opozite, shoh shume prej miqve te mi, qe nuk prononcohen. Ne biseda private, shumica prej tyre me thone se iu hane duart, por nuk perfshihen sepse e dine qe do t’iu duhet te perballen me sulme nga me ordineret dhe te paskrupulltat, cfare natyrisht eshte nje kosto e pakendshme. Madje shume prej tyre me keshillojne edhe mua te bej te njejten gje. Nder te tjera me thone se: Kjo nuk eshte lufta jote, dhe nuk ia vlen te perfshihesh.

E di qe, ne njefare kuptimi kane te drejte, por nuk dua ta pranoj. Ne rradhe te pare nuk dua ta pranoj qe te dorezohemi perballe disa goreve qe kercenojne lirine e fjales, duke sulmuar, lincuar e peshtyre kedo qe ka guximin ta shprehe hapur mendimin e vet. Nuk dua te pranoj gjithashtu qe, diskuri publik te mbese monopol i militanteve edhe mercenareve, aq me teper kur shoh njerez te paafte, medioker, injorante, te korruptuar deri edhe tek ish bashkepunetore te sigurimit te shtetit, me soj e sorrollop, te sundojne hapesiren publike te ketij vendi. Ndoshta sedra personale, por edhe kokederrsia nuk me lene te dorezohem e te qep gojen. Kjo me ben pastaj te mendoj se, kjo eshte pikerisht lufta jone, jo e Bashes dhe Berishes, jo per Bashen dhe Berishen. Kjo eshte tashme lufte per te drejten tone te fjales kunder poshtersise se atyre qe duan te na mbyllin gojen.

Gjithsesi, dalim tek fenomeni. Eshte per te ardhur keq qe, 30 vjet pas renies se komunizmit, debati publik shqiptar gjendet ne nje nivel banal bulverizmi, ku askush nuk merret me faktet, logjiken, idete, argumentet, por vetem me inskenime qellimesh te fshehta prapa aktoreve qe i artikulojne ato. Ky eshte nje mentalitet i mbrapshte i trasheguar nga nje kulture primitive pergjate 5 dekadave komunizem, ku prapa ideve te padeshirueshme nga pushteti, kerkoheshin gjithmone grupe armiqesore me qellime kriminale. Kjo eshte menyra me barbare sesi mund te vritet mendimi, e verteta dhe liria e shprehjes, dhe ne shumicen e rasteve, kjo kulture kultivohet qellimisht per te sunduar me lehte.

Ne kete sfond eshte e ndertuar e gjithe struktura jone e komunikimit dhe te gjithe instrumentet e kontrollit apo luftes mbi kontrollin e mendjeve te njerezve. Eshte nje sistem i tere qe e mban publikun ne nje gjendje te tille barbarie qe nis qe nga televizioni, e perfundon tek komentuesit fundore ne rrjetet sociale.

Panelet e debateve televizive ndertohen ne nje menyre te atille qe te mos thuhet asgje. Debati duhet te zhillohet gjithmone ne nje gjendje kakofonie te plote ku nuk merr vesh i pari te dytin. Thelbi eshte qe publiku te mos merret me faktet apo argumentet, por me personazhet qe i artikulojne ato. Publiku nuk konsiderohet si nje entitet i interesuar mbi te verteten, por si tifoz i perfshire ne zallamahine e spektaklit televiziv.

Komentet neper faqet online ku shfaqen pjese nga debatet televizive, – te perzgjedhura me kujdes per kete lloj ushqimi nga vete stafet e emisioneve, – tregojne me se miri kete djerrine te llahtarshme mendimi. Thuajse kurre nuk shikon nje koment qe te ofroje ide mbi ceshtjen e diskutuar, por vetem sulme apo levdata mbi panelistet debatues (keto te fundit gjithmone ne nje mase shume me te vogel, pasi ne kete lloj perversioni, urrejtja prevalon mbi simpatite). Gjithcka eshte nje Big Brother banal qe reflekton hutine e thelle te nje bote komunikimi ku nuk komunikohet asgje. Keto produkte jane thjesht objekte qe eksitojne instiktet me primitive te audiences, duke kultivuar vetem frustracionet dhe deformimet psikike te turmes.

Por, deri ketu do ishte gjysma e te keqes. Ne fakt, mesazhet dhe efektet mediatike te synuara nga redaksite jane percjelle nderkohe tek publiku ne menyre te pavetedijshme. Nderkohe qe publiku perfshihet si tifoz ne zallamahine e spektaklit banal te gladiatoreve, ai e ka ngrene pa e kuptuar shiringen e propagandes, nepermjet disa teknikave shume te thjeshta manipulimi.

Pike se pari, termat e debatit, te cilat kushtezojne thuajse gjithcka, percaktohen nga redaksite ne perputhje me politikat manipulative te cilave iu sherbejne. Per sa kohe termat, fusha dhe menyra e zhvillimit te debatit organizohet ne funksion te qellimeve propagandistike, shume pak hapesire mbetet per aktoret qe debatojne. Shto ketu edhe faktin qe panelet ndertohen ne funksion te qellimeve te percaktuara, shkaterrimin e debatit nepermjet zhurmuesve, por edhe akuzave personale mbi debatuesit… e verteta eshte katandisur tashme ne nje zhele.

Por nuk mjafton me kaq. Debati merret nga studiot televizive dhe selektohet e ambalazhohet neper portale, per t’iu hedhur turmave te komentuesve, ne perpjekje per ti shtuar nje doze tjeter shiringe propagandes dhe topitjes se reagimit shoqeror. Shtoji kesaj edhe rekrutimin e faqeve neper rrjete sociale, – perfshire ketu edhe faqet e memexhinjve qe funksionojne shpesh si kendet e dikurshme te fleterrufeve per te lincuar “armiqte e popullit”, – e me pas turmat e komentuesve, udhehequr nga armata trollsash te organizuara si skalione “kembesoresh” ne rrjetet sociale… realiteti shnderrohet ne nje cmendine te vertete.

Ne keto kushte pyetja normale qe shtrohet eshte: A ia vlen te perfshihesh ne kete zallamahi, per te ndare me publikun bindjet apo idete e tua?

Ne nje kuptim te drejtperdrejte, sigurisht qe jo. Por sidoqofte, cdo zgjedhje tjeter pervec pjesemarrjes eshte edhe me e keqe. Sido qe te jete, ky eshte mjedisi ku jetojme dhe do te duhet te perballemi, nese nuk duam te zhdukemi, apo te permbytemi nga e keqja. Ne fund fare, kjo eshte nje menyre te qeni dhe prezenca, qofte edhe sipas nje perspektive sizifiane, eshte me e mire se dorezimi. Prania e dikujt qe i thote disa gjera, eshte sidoqofte vlere ne nje plan afatgjate, ndonese ne pamje te pare gjithcka duket e kote.

Gjithsesi, mendoj se kemi nevoje te reflektojme mbi kete dhe te kerkojme mjete dhe rruge me te efektshme, per te ndare te vertetat tona. Personalisht do perpiqem te rishoh marredhenien time ne raport me mediumet qe na rrethojne, ne funksion te nje komunikimi me efikas. Nga ana tjeter, mendoj se gjithsesi realiteti duhet denoncuar, sepse kjo eshte e vetmja menyre qe kemi per tu mbrojtur prej tij.

Debati Bushati- Mërtiri

Bushati: Edhe po të ikje, do shpëtoje fytyrën meqë the mos më bëni të iki

Mërtiri: Po rri mos më fol mua për fytyrë ti

Bushati: Pse mo

Mërtiri: Po se ti je gazetar me vilë meqë akuzove politikanët me vila

Bushati: Po ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi

Mërtiri: Unë e di nivelin tënd

Bushati: O lëtyrë, o ditëzi

Mërtiri: Ti je zar i Berishës, e hiqesh sikur je kundërshtar i tij

Bushati: Ti i thua më jepni ca lekë për shampo, o ditëzi