BallinaIntervista“Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë”- Soreca për...

“Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë”- Soreca për “DW”: Procesi i anëtarësimit në BE kërkon besueshmëri në luftën ndaj korrupsionit

spot_img
spot_img

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, thekson se procesi i anëtarësimit në BE kërkon një historik të besueshëm në luftën ndaj korrupsionit. Në një intervistë për Deutsche Welle, Soreca theksoi se arrestimet dhe denimet e nivelit te larte duhet te vazhdojnë.

“Si pjesë e procesit të anëtarësimit, vendeve kandidate si Shqipëria u kërkohet të krijojnë një historik të besueshëm dhe të qëndrueshëm të hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta, si dhe të sigurojnë sekuestrimin dhe konfiskimin e duhur të aseteve kriminale. Kjo kërkon përpjekje të mëdha dhe vullnet të qartë politik”, u shoreh Soreca.

Diplomati i lartë theksin se BE-ja konsideron se reforma në drejtësi, e miratuar njëzëri nga parlamenti në korrik 2016, ka prodhuar në përgjithësi rezultate të mira, të cilat tani po bëhen të prekshme.

Intervista

Zoti Ambasador, parlamenti shqiptar votoi së fundi (10.02), shtyrjen e afateve të vetingut deri në vitin 2024. Në këndvështrimin tuaj, a është kjo shtyrje dështim apo sukses i reformës në drejtësi?

Soreca: Institucionet e vetingut kanë përmbyllur mbi 500 çështje të vetingut në shkallë të parë, përfshirë të gjitha dosjet me përparësi, nga një total prej 804 magjistratësh që i nënshtrohen vetingut. Më lejoni të kujtoj se procesi i vetingut konsiston në verifikimin e pasurive, formimit dhe kualifikimeve profesionale të të vlerësuarve. Në përgjithësi, më shumë se 60% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri tani kanë rezultuar me shkarkime apo dorëheqje. Këto shifra flasin vetë dhe janë prova më e mirë se ky proces ishte absolutisht i nevojshëm. Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut ishte e nevojshme për vazhdimin e rregullt të procesit të vetingut, një shtyllë kyçe e reformës në drejtësi. Kjo është konfirmuar nga opinioni i Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Prandaj BE-ja mirëpriti miratimin me shumicë dërrmuese nga Kuvendi i Shqipërisë, më 10 shkurt 2022, të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt pranimit në BE. Ky ishte një çast vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi dhe rrjedhimisht për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Tashmë është e rëndësishme që organet e vetingut të vazhdojnë punën e tyre me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.

Aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare por edhe opinioni publik, vijojnë të jenë skeptikë kur vjen puna tek rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi dhe kanë kritika për ritmin e ngadaltë me të cilin po ecën kjo reformë. A është Bashkimi Europian i kënaqur me punën e bërë deri tani, si investitor i drejtpërdrejtë i kësaj reforme?

Soreca: BE-ja konsideron se reforma në drejtësi, e miratuar njëzëri nga parlamenti në korrik 2016, ka prodhuar në përgjithësi rezultate të mira, të cilat tani po bëhen të prekshme.

Ndër rezultatet konkrete që ka sjellë reforma deri tani do të veçoja:

• Krijimin e institucioneve të pavarura plotësisht funksionale të drejtësisë – p.sh., Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) – të cilat po japin çdo ditë rezultate.

•  Ka nisur procedimi penal ndaj një sërë ish-magjistratësh të shkarkuar nga vetingu, përfshirë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

• Ka pasur një rekord të përmirësuar të aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara.

• Ka pasur një numër në rritje të hetimeve të përbashkëta ndërkombëtare efektive dhe operacioneve policore që përfshijnë autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit. Kjo tregon qartë besimin në rritje që agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet partnere kanë ndaj homologëve të tyre shqiptarë.

• Ka pasur disa arrestime të profilit të lartë nga SPAK.

• Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë po japin gjithashtu vendime të rëndësishme.

Më shumë se pesë vite reformë kanë treguar edhe kompleksitetin e saj. Për shembull, procesi i vetingut ka rezultuar mekanikisht me krijimin e mungesave në staf, të cilat e kanë ngadalësuar përkohësisht dhënien e drejtësisë.

Por, ndërsa sigurisht duhen nxjerrë mësime, domosdoshmëria dhe legjitimiteti absolut i kësaj reforme në drejtësi është konfirmuar shumë herë, veçanërisht nga Komisioni i Venecias dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Interview Botschafter Europäische Union Albanien Luigi Soreca

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të konsolidimit të reformës në drejtësi. Në këtë fazë fokusi duhet të jetë përfundimi i reformës në drejtësi dhe rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shohin qartë përmirësimet që ka sjellë reforma. Kjo do të kërkojë qëndrueshmëri, kompetencë dhe aftësi drejtuese nga autoritetet e reja dhe institucionet e drejtësisë. Votimi i javës së kaluar në parlament për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është një tregues i fortë se ekziston një vullnet i fortë politik për të ecur përpara në këtë rrugë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi me 3,4 vite heqje lirie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. A mendoni se ky është një vendim i mjaftueshëm? 

Soreca: Ne nuk komentojmë mbi procedimet në vazhdim për raste individuale. Megjithatë, dua të theksoj se duke parë disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe të prokurorive, shohim një pavarësi më të fortë të gjyqësorit dhe ky është një lajm i mirë për konsolidimin e reformës në drejtësi.

Kroacia, shtet i Ballkanit Perëndimor dhe i anëtarësuar në BE që nga 2013, vërtetoi se e mori seriozisht luftën kundër korrupsionit, prioritet kyç për të qenë pjesë e Unionit, duke vënë nën pranga ish-kryeministrin Sanader. A mendoni se do të ketë edhe në Shqipëri arrestime politikanësh të niveleve më të larta?

Soreca: Si pjesë e procesit të anëtarësimit, vendeve kandidate si Shqipëria u kërkohet të krijojnë një historik të besueshëm dhe të qëndrueshëm të hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta, si dhe të sigurojnë sekuestrimin dhe konfiskimin e duhur të aseteve kriminale. Kjo kërkon përpjekje të mëdha dhe vullnet të qartë politik.

Në Shqipëri, vetingu i gjyqësorit dhe ngritja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po japin tashmë rezultatet e para të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Kemi parë disa arrestime dhe dënime të nivelit të lartë në muajt e fundit. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë.

Së fundmi edhe një pyetje për procesin e anëtarësimit. Kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare dhe a do të veçohet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së? 

Soreca: Shqipëria ka përmbushur dhe vazhdon të përmbushë secilin prej kushteve për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Konkluzionet e Këshillit të miratuara nga shtetet tona anëtare në dhjetor 2021 i njohin këto arritje. BE-ja është e vendosur të ecë përpara me bisedimet e anëtarësimit dhe unë besoj se Konferenca e parë Ndërqeveritare do të mbahet këtë vit sa më shpejt që të jetë e mundur./DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular