Dueli mes PSG dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve nuk do të jetë një sfidë vetëm për kalimin e turit. Dy skuadrat janë kthyer në armike të përbetuara në vitet e fundit edhe sa i parket merkatos, duke kërkuar shpesh të njëjtit lojtarë, ndërsa situata me Kilian Mbape, ka përkeqësuar edhe më shumë raportet.
Kjo ka shtyrë klubin parisien dhe atë madrilen që të anulojnë një prej ceremonive tradicionale të pragndeshjeve ndërkombëtare, darkën që zhvillohet një ditë para duelit. Sot, delegacionet e dy ekipeve duhej të takoheshin në restorantin me famë botërore “Guy Savoy”, i vlerësuar si më i miri në botë për vitin 2020.
PANORAMASPORT.AL