“Pse nuk më kontrollon poshtë mbathjeve?”, sportistja bukuroshe ruse “sfidon” gazetarin që e akuzoi për mashtrim në Lojërat Olimpike

1
246

Skandali i dopingut që përshiu talentin e patinazhit rus, 15-vjeçaren Kamila Valieva, ka bërë që ndaj delegacionit rus në Lojërat Olimpike Dimërore të ngrihen dyshime dhe akuza të mëdha. Por duket se kjo situatë ka acaruar sportistët rusë dhe e para që ka reaguar ishte 21-vjeçarja Veronika Stepanova.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, bukuroshja ruse e cila merr pjesë në disiplinën e skive alpin, ka reaguar ndaj një artikulli të gazetarit suedez Tomas Peterson në gazetën “Expressen”. Ai kishte shkruar një artikull pas garës së stafetës së femrave 4x5km me titullin “Pse ndjehemi sikur na kanë mashtruar?”. Në atë garë, ekipi rus fitoi medaljen e artë, me Gjermaninë në vendin e dytë dhe Suedinë në të tjetrin. Ai akuzonte të dy skuadrat që dolën para Suedisë se kishin lyer me dyll C8 në mënyrë të paligjshme skitë e tyre.

Stepanova, fituese e medaljes së artë me Rusinë në këtë garë, nuk ngurroi të përgjigjej. “Gazetari nga gazeta suedeze “Expressen” ka zhvilluar një ndjesi të mirë nuhatjeje. Ai nuhat që dylli C8 ishte në skitë e mi dhe ato të vajzave gjermane, që nga larg, shumë larg. Edhe pse nuk ishte këtu.

Po të bëj një sugjerim Tomas, pse nuk vjen të më kontrollosh poshtë mbathjeve? Ndoshta do të fsheh një motor në të, si Karlsoni mbi çati? Titulli do të ishte edhe më i lexueshëm, apo jo”, tallej sportistja ruse.

Tallja i referohej librit për fëmijë të autores suedeze, Astrid Lindgren, ku personazhi Karlson, ka një motor në shpinë të cilin e ndez në kërthizën e tij.

PANORAMASPORT.AL

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 24710 additional Information on that Topic: startnews.news/2022/02/16/pse-nuk-me-kontrollon-poshte-mbathjeve-sportistja-bukuroshe-ruse-sfidon-gazetarin-qe-e-akuzoi-per-mashtrim-ne-lojerat-olimpike/ […]

Comments are closed.