Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit te Tiranes nuk paraqitet ne Komision Hetimor, Jorida Tabaku: Te njoftohet deri ne mesdite, ne rast refuzimi Policia e Shtetit ta sjelle me force.
Administratorja e Inceneratorit te Tiranes Ariola Kodra nuk eshte paraqitur ne seancen degjimore te thirrur per diten e sotme. Zonjes Kodra i jane kerkuar dokumente shtese dhe eshte njoftuar te paraqitet serish ne Komision ne oren 9.00.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se “Zonjen Kodra megjithese kemi 20 minuta qe e presim, nuk eshte shfaqur ne Komision. Une i kerkoj stafit te Komisionit Hetimor qe te vendosemi ne kontakt me te. Te gjejme nje numer telefoni, ta ritherrasim edhe nje here ne dreke, ne thirrjen e trete, nese nuk paraqitet, per zonjen Kodra ne do te bejme te njejten procedure qe propozuam per z. Loran Dusha, do te njoftojme sherbimet e Policise se Shtetit per ta sjelle ketu me force”, tha Tabaku.
[09:48, 2/18/2022] Silvi Bardhi: Jorida Tabaku: Kallzime për personat që nuk sjellin informacion në Komisionin Hetimor.
Zonja Ariola Kodra në dëshminë e saj dha disa fakte të rëndësishme për faktet e tjera kishte një amnezi të përkohshme të cilën ne kishim shpresuar që pas 5 ditësh reflektimi zonjës mund t’i kthehej memoria. Kemi marrë ndërkohë fakte të tjera shtesë. Dua të informoj publikun që pas njoftimit që unë bëra për të bërë kallzime për personat që nuk sjellin informacion, ne kemi një fluks të jashtëzakonshëm informacionesh që sigurisht do t’i përdorim. Njëkoshësisht i kërkoj PS kërkesën për z. Artan Rama për të dëshmuar në këtë Komision. Z. Artan Rama ka disa ditë që vjen për të dëshmuar në Komision. Besoj se PS ka reflektuar dhe e ripërsëris kërkesën për z. Artan Rama. Në orën 1…
[10:17, 2/18/2022] Patriku: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=496603288492112&id=100044273354368
PD: Non-grata kërkon vota për LSI dhe sulmon PD. Çdo votë për Metën dhe Berishën, mban Ramën
Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.
Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.
Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.
[10:34, 2/18/2022] Silvi Bardhi: • Inceneratori i Fierit/ Jorida Tabaku, Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë: Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale? Haxhiademi pohon: Shteti ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat. Socialistët tentojnë t’i ndërpresin dëshminë.
Jorida Tabaku: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e ministres përgjegjëse për ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”. Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani ku në thelb procedura është koruptive dhe është gjykuar korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh.
Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam shkresën këtu, sugjeron që “kontrata është diskriminuese në favor të koncensionarit, në dëm të shtetit. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit”. Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm, jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka patur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?
Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.
Jorida Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?
Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer është diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. Fieri aktualisht, në dijeninë time, Shoqëria me të cilënm kemi kontratën nuk është e sekuestruar…
Jorida Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.
Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej akionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka mazhorancën në aksione.
Ndërhyjnë anëtarët e Partisë Socialiste…
Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Shteti në dijeninë time ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat tashmë që bëhen për këtë kontratë. Jem I në kushte shumë më të favorshme se sa në kushtet e mëparshme