Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është thirrur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Ora News mëson se në SPAK është pyetur edhe deputeti socialist Alqi Bllako i cili është akuzuar nga LSI si i përfshirë në këtë aferë.
Subashi ka gati 2 orë që ndodhe në SPAK ku po merret në pyetje për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.
Mësohet se se ai është thirrur si deklarues dhe po jep shpejgime për çështjen e incineratorin në bashkinë që ai drejton.
Ndërkohë, Florian Muça aktualisht administrator i Shoqërisë Albpetrol SHBA ishte thirrur në komision hetimor për të dhënë dëshminë e tij për incineratorin e Fierit.
Por ai tha se nuk mund të fliste. Në atë kohë ai ka qenë në komisionin e koncesionit të Fierit si përfaqësues i bashkisë Fier.
“Jam thirrur nga SPAK për prezencën në komisionin e incineratorit të Fierit. Nuk mund të flas se çdo gjë mund të them këtu mund të përbëjë një prishje hetimi.”