Dëshmitari i radhës në komisionin hetimor këtë të premte ishte Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit.
Por ai ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve të komisionit pasi tha se është pyetur nga SPAK për këtë çështje dhe nuk mund të japë dëshmi.
“Jam adminitrator i shoqërisë ‘Albpetrol’. Jam thirrur nga SPAK për prezenvcën time në komisionin e inceneratorit të Fierit kam dhënë dëshminë kështu që kam ardhur në respekt të këtij komisioni por nuk mund të vazhdoj më të jap dëshmi në lidhje me atë se cdo gjë që mund të them këtu mund të përbëjë prishje të hetimit që është duke u zhviluar nga SPAK.
Kam dhënë dëshminë në kuadër të hetimit që po zhvillohet, nuk mund të shprehem askund tjetër për këtë cështje përvecse me një autorizim nga ana e tyre”, tha ai.
Por anëtari i opozitës në këtë komision Lefter Gështenja bëri një deklaratë të fortë kur tha se kolegët e tij të PS, po instruktojnë dëshmitarët në korridoret e Kuvendit për atë që duhet të thonë.
Madje ai kërkoi dhe të hapen kamerat e Kuvendit.
Lefter Gështenja: Nuk lejohen me manovra s’po e them më tutje dëshmitarët të deklarojnë të dëshmojnë për atë që dinë rreth këtyre tre procedurave.
Mjafton të ftojmë stafin e Kuvendit të na bëjë me dije për kamerat që janë në korridor se si instruktohen dëshmitarët që vijnë në këtë komision nga kolegët tanë, cfarë duhet të thonë, si të përgjigjen, cfarë të paraqesin, a duhet thënë që janë në hetim apo jo.
Mjafton të shohësh këto video e unë do ju ftoja do kërkoja zyrtarisht të vihet në disoozicion ti bëhet e ditur publikut.
Të dashur kolegë ju nuk jeni avokatë të këtyre inceneratorëve. A doni ti shkoni deri në fund hetimit?
Ndërhyrje nga mazhoranca: Paskemi instruktuar ne dëshmitarë?
Lefter Gështenja: Hapim kamerat
Ndërhyrje nga mazhornca: I hapim kur të duash