Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se Rusia ka rrethuar Ukrainën me mbi 190 mijë forca ushtarake.
Ambasadori i OSBE-së në SHBA, Michael Carpenter deklaroi gjatë një takimi se numri i forcave ushtarake ruse thuajse është dyfishuar.
“Sipas informacioneve dhe përllogaritjeve tona, Rusia ka 160-190 mijë forca ushtarake brenda ose në rrethimin e Ukrainës. Në 30 janar ne kemi raportuar se ishin 100 mijë” – tha Carpenter.
Sipas Ambasadorit, ky është mobilizimi më i madh ushtarak që prej Luftës së Dytë Botërore.