Banorët e zonës së Kodër priftit kanë dalë në protestë paraditen e së dielës për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre pasi i kap ndërtimi i Unazës Lindore.
Rreth 40 banesa do të prishen në këtë zonë për shkak të rikualifikim dhe zhvillimit urban nga bashkia Tiranë, por banorët e kundërshtojnë këtë gjë dhe thonë se ky planifikim urban ka devijuar me projektin e fundit pasi sipas tyre me projektin e mëparshëm të 1989 do të prisheshin vetëm 7 banesa.
Banorët thonë se ky devijim është bërë për shkak se kanë paguar dhe lobuar dikush që kërkon të ndërtojë pallate në këtë zonë.
Të pyetur se çfarë u ka thënë bashkia në lidhje me këto prishje, banorët shprehen se nuk kanë ardhur dhe nuk kanë komunikuar, ndërsa kërkojnë të dinë se pse është bërë ky devijim.