BallinaAktualitetBanorët paralajmërojnë: Më 22 bëhemi rrafsh me tokën, të vdekur dalim nga...

Banorët paralajmërojnë: Më 22 bëhemi rrafsh me tokën, të vdekur dalim nga shtëpitë…

spot_img

Banorët e lagjeve “5 Maji” e Paskuqan kanë paralajmëruar ditën e sotme se më datë 22 shkurt, ditë kur edhe rinis aksioni për shembjen e banesave të tyre do të mblidhen të gjithë bashkë për të protestuar.

Ndërkohë po pasditen e sotme ata kanë dalë sërish në rrugë nga ku shprehen se do të shtrihen në rrugë më datë 22 dhe nuk do të lejojnë që Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit tu shembë banesat.

E pranishme në protestë ishte edhe Laureta Nikolli, e cila u gjobit me afro 13 milionë lekë të vjetra për ndërtim pa leje një ditë më parë. Nikolli tha se gjoba i është vendosur për hakmarrje pasi ka dalë në shumë media se nuk do të tërhiqet nga protesta kundër shembjes së banesave të saj e të shumë qytetarëve të tjerë.

“Më është vënë vetëm për hakmarrje,”- tha ajo.

Një tjetër qytetar tha se do të kishte qenë shumë mirë që në fillim, kur kanë ndërtuar, shteti t’i kishte ndaluar dhe të mos i kishte lejuar të ndërtonin.

“Ne jemi popull, ne jemi të pashkollë, shteti prandaj është. Të kishte ardhur dhe të na kishte thënë mos ndërton. Tani vjen e na vë kazmën, na shemb shtëpinë që e kemi bërë me gjak. Do bëhemi rrafsh me tokën, s’e lirojmë, deri në vdekje,”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular