Basha: Java parë i ka provuar të vërteta të gjitha denoncimet e PD, 430 milionë euro vjedhur permes një afere mafioze, ku koka e grupit është Edi Rama vetë
Kjo është dhe arsyeja kryesore pse u urdhërua mbyllja e komisionit para dy javësh, kjo është arsyeja kryesore pse gjatë gjithë kësaj jave anëtaret e komisionit të Partisë Socialiste kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen në Komisionin Hetimor të anëtarëve të komisioneve për inceneratorët. Se janë njerëz relativisht të thjeshtë le të themi, nuk janë ministra e drejtorë të mëdhenj, me makina luksi e me fuqi politike, janë njerëz të thjeshtë të cilët të vënë para të vërtetës se dhimbshme, kanë rrezik të tregojne të vërtetën para të gjithë shqiptarëve. E vërteta e dhimbshme është se të gjithë shqiptarëve ju janë vjedhur 430 milionë euro në vitet e pandemisë, të termetit dhe të fatkeqësive me të medha ekonomike. Dhe të vërtetat që këta dinë është se këta janë detyruar të firmosin letra kundër ligjit, disa kanë ikur skane pranuar dhe disa të tjerë janë detyruar dhe që mos ti tregojnë këto fakte kolegët socialistë të anëtareve të Partisë Demokratike në këtë komision kanë marrë persiper: 1-Të vonojnë apo të pengojnë ardhjen e tyre në komision siç kanë bërë gjatë gjithë javës që shkoi dhe 2- kur vjen ndokush të bëjnë zhurmuesin, ndërkohë që të paktën tre nga anëtaret socialistë të komisionit janë në konflikt interesi. Çfarë do të thotë konflikt interesi?! Janë përfshirë vetë në etapa të ndryshme të aferës së inceneratorëve. Pra edhe njëherë, kjo edhe sikur të ishte një aferë 100% private, mos të kishte asnjë lek të shtetit brenda, privati do të kerkonte të paktën tre oferta para se të vendoste. Është një proces që do merrte kohë, po e them edhe njëherë, për një orendi shtëpiake. Për një tenxhere po them gatimi, një tigan për të gatuar, mund te gjesh një harmoni midis cilesisë që kerkon dhe çmimit dhe keta brenda një dite hapën oferta, gjetëm fituesin, lidhen kontratën dhe benë gati 23 milionë euro për dikë që se kishte haberin dhe se kishte bërë asnjëherë këtë pune. Këto kanë dalë me fakte sot, deri para dy vjetësh, apo deri vitin e kaluar kur ishim ulur ndryshe, ishim ulur me shpinë tek dritaret, ishin denoncimet tona, tani komisioni hetimor që e penguan, e çuan në arrest kardiak, pastaj u detyruan ta rifillojnë si rezultat i qëndresës tonë, por edhe i vullnetit të hekurt të Partisë Demokratike në rradhë të parë dhe partnerëve tanë për të bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin, armikun e mirëqenies së shqiptarëve, këta sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shikoni se çfarë ju thonë shqiptarëve, është pergjegjesi personale. Në qoftë se dikush ka ngjyer gishtin pas shpinës time thoshte Rama nga Washingtoni, le të mbajë pergjgjegjesi. Po si u ngjyeka gishti pas shpinës së Kryeministrit?! I drejtohem gazetarëve në salle, por në fakt i drejtohem çdo qyetetari. Çfarë kryeministri është ky që ministri ngjyen gishtin pas shpinës së tij, se asgjë ska ndodhur pas shpinës së tij, se këto akte kanë ndodhur para syve të tij,se vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë nga Keshilli i ministrave dhe kryetari i Këshillit të Ministrave njihet si kryeministri. Faktet janë në dritë të diellit, java parë i ka provuar të vërteta të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike dhe thelbi është 430 milionë euro iu janë vjedhur shqiptarëve permes një afere mafioze, ku koka e grupit që e ka bërë këtë të mundur është ai që thotë ka ngjyer gishtin pas shpinës time, është Edi Rama vetë, është Erion Veliaj i cili pa asnjë akt ligjor i mbivendos korrupsionit të inceneratorit të Tiranës, themi incenerator se aty ska incenerator, landfill është, edhe depozitimin e dherave pa të cilin nuk jep lejet e ndertimit. E denoncoi kryetari i Shoqstës së Ndertuesve para komisionit, nuk jepet leja e ndërtimit po nuk pagove ti atë tarifën, edhe kur gërmon gropën për të ndërtuar dhe duhet të cpsh dherat dhe duhet të paguash tarifën, edhe kur të duhet dhe për te mbushur gropen, rrezik merr dheun tend duhet të paguash prap për ta marrë. E po kështu Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi. Dhe pastaj vijmë tek pjesa e të ashtuquajturit private, një pjesë e të cileve tani është futur në shtet. Alqi Bllako ka kaluar nga këtej andej, një herë merrej me anen private, tani është me anën shtetërore, është deputet tani, ppr atëherë kishte të tjera detyra. I ati merr rrogë sa pesë deputetë. E pra para se ti jap fjalën kryetares së komisionit dhe dy prej anëtareve të Partisë Demokratike në atë komision, dua edhe njëherë të shtroj pyetjen: A ka mundësi vjedhja e shekullit të bëhet pa e ditur kryeministri i vendit?! Vidhen dy lopë, apo qoftë edhe nji dhe e merr vesh gjithë bashkia akoma pa i kapur policia, si u vidhkan 430 milionë euro shqiptarëve, 1/10 e buxhetit të shtetit, pothuajse e barabartë me buxhetin total të pensionistëve nëse s gabohem. Aq sa ju japin pensionistëve dhe Edi Rama nuk e dinte. A ka shqiptarë që nuk e di këtë? Zhvishuni një moment nga ndjesitë politike. Demokratë unë e di që ju kurrë nuk e keni besuar Edi Ramën, kurrë prej ditës së parë nuk e keni besuar dhe koha po e tregon sepse, por për një moment zhvishuni nga ndjesite politike, ti japim atë që quhet perfitimi i dyshimit. Socialistë për një moment harroni hendekun, polarizimin politik. Bëhet fjalë për lekët tuaja, sja kanë marrë vetem demokratëve ato lekë, ja u kanë marrë edhe ju me TVSH, me fatura, me gjoba, me çmime të rritura me të gjitha, janë dhe leket tuaj, janë lekët e shqiptarëve. Nuk janë as vetëm të demokratëve, as vetëm të socialistëve. A ka ndonjëri prej jush që beson se 430 milionë euro të zhvatura në këtë aferë janë bërë pa dijeninë e të parit të qeverisë. Mjaftoi java e pare me këtë nivel deshmitarësh, kjo pyetje besoj e ka pergjigjen. Të shohim javen e ardhshme kur janë thirrur ministrat të deshmojne