Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike, që ka zgjatur 1 orë, me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë bashkëbisedimit, mësohet se Scholz i ka kërkuar Putin që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.
Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që të zhvillojnë së shpejti bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.