Xhemal Bushati mbyll fushatën dhe fton shkoranët: Ta bëjmë së bashku, kët andërr të bukur që quhet Shkodër. Në 6 mars cdo vote mban qëllimin dhe aspiratën tonë të përbashkët, fitoren e Shkodres , Firoren e Partisë Demokratike !
FJALA E KANDIDATIT TË PD PËR BASHKINË SHKODËR, XHEMAL BUSHATI
Të dashur miq, motra dhe vëllezër të mij shkodranë,
Qëndrimi në krah të së vërtetës, jo pak herë na vendos përballë zgjedhjeve të vështira. Por sot, ka vetëm një zgjedhje:
Ta bëjmë së bashku, kët andërr të bukur që quhet Shkodër.
6 marsi nuk është vetëm një ditë zgjedhjesh, është një ditë ditë reflektimi dhe një ditë vendimi:
Çfarë dhe si duam të jetë e nesërmja?
A dorëzohet Shkodra ?
A dorëzohen shkodranët ?
Shkodranët e mij, miq të dashur e gjithë ju që keni qene dhe do të jeni krah meje, e vërteta është me ne!
Koha do të na japë të drejtë!
Por duhet të jemi bashke! Vetëm BASHKE mund të jemi shpresa!
Forcën dhe guximin e gjejmë vetëm duke qenë BASHKË deri në fund të kësaj beteje. Besimin dhe shpresën asgjë nuk e thyen.
Sepse ne do ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.
Gjate ketij muaji ne takime me mijera shkodrane, motra dhe vellezer, te rinj dhe te reja, mesues e pedagog, arkitekte, fermere apo profesioniste te ndryshem, kuptuam se projekti yne eshte ai qe duan shkodranet per Shkodren tone.
Ndaj të dashur miq, të dashur vëllezër e motra shkodranë, dora ime është e shtrirë, mendja dhe zemra ime janë të hapura për cilindo që do të na bashkohet në këtë rrugëtim drejt së ardhmes sonë të përbashkët.
Le ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.
Duke kërkuar më shumë për qytetarët e Shkodrës,
Më shumë vëmendje aty ku ka harresë,
Më shumë shpresë aty ku ka humb shpresa,
Më shumë guxim aty ku ka frike,
Më shumë dashni aty ku dashnia mungon.
Më shumë bashkim, sepse ajo qe na bashkon eshte me e forte se ajo qe na ndan.
Më shumë forcë në besimim tonë, se e nesërmja mund dhe duhet të jetë më e mirë.
Në 6 mars cdo vote mban qëllimin dhe aspiratën tonë të përbashkët, fitoren e Shkodres , Firoren e Partisë Demokratike !
Mirënjohje, dashni dhe përkushtim pafund për JU të gjithë, për Shkodranet e mi, që zgjidhni të jeni krah meje, që zgjidhni Partinë Demokratike të Shqipërisë !
Le ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.
Më besoni votën tuaj më 6 Mars, votoni Partinë Demokratike, Votoni Xhemal Bushatin
Zoti ju bekoftë!
Zoti e bekoftë Shkodrën!