BallinaKryesoreXhemal Gjunkshi: Së bashku do tia dalim që në 6 mars të...

Xhemal Gjunkshi: Së bashku do tia dalim që në 6 mars të sjellim ndryshimin e madh, për të ardhmen e fëmijëve tanë!

spot_img
spot_img
Nga Xhemal Gjunkshi

Së bashku do tia dalim që në 6 Mars të sjellim ndryshimin e madh, për të ardhmen e fëmijve tanë!

Sot ishte përmbyllja zyrtare e fushatës zgjedhore. Dibranët i rezervuan një pritje të shkëlqyer kryetarit të PD Lulzim Bashës, kandidatit Luan Haka, por dhe të gjithë neve si përfaqësues të kryesisë së partisë. Entuziazmi juaj sot është frymëzimi i shtuar për tia dalë me fitore në këto zgjedhje. Sot një falenderim zemre dhe mirënjohje e thellë shkon për çdo anëtar dhe anëtare seksioni, kryetar dhe sekretar grup seksioni, demokratët dhe çdo mbështetës i alternativës së PD. Të gjithë së bashku do tia dalim që në 6 Mars të sjellim ndryshimin e madh, të nxjerrim Dibrën nga kriza e status quos së interesave korruptive të pushtetit.
Me programin e PD dhe me cilësitë e shkëlqyera të kandidatit Luan Haka për bashkinë e Dibrës, do të merren masa të menjëhershme për daljen e ekonomisë lokale nga skamja, shpëtimin e fermerëve nga falimentimi dhe hapjen e vendeve të punës veçanërisht për të rinjtë.
Të gjithë bashkë do fitojmë për një të ardhme më të mirë për Dibrën tonë
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular