BallinaAktualitet24 vjet nga sulmi në familjen Jashari, Bujar Leskaj: Sot nis Epopeja...

24 vjet nga sulmi në familjen Jashari, Bujar Leskaj: Sot nis Epopeja e UÇK. Adem Jashari i tejkalon përmasat e heroit kombëtar

spot_img
spot_img
24 vjet nga sulmi në familjen Jashari, sot nis Epopeja e UÇK-së
Ajo që ndodhi në fillimet e marsit të vitit 1998 do të ishte simfonia e qëndresës së pamposhtur të Kosovës, rrënjët dhe maja e historisë së luftës për liri.
Natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.
Ishte hera e tretë që rrethohej kulla e familjes Jashari!
Betimi i Adem Jasharit: “Nëse duhet të vdesë dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime! Do të ishte betimi i LIRISË!
Flijimi i komandantit legjendar Adem Jasharit, 54 pjesëtarëve të familjes së tij, bëri që Kosova të mundë frikën dhe të hapë shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.
Çdo 5, 6, 7 mars, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që i dha Kosovës aq shumë.
Madje dëshmoi se çmimi i lirisë është shumë i shtrenjtë, por më i çmuari.
Ademi Jashari lindi në Prekaz, më 28 nëntor të vitit 1955, një datë simbolike kjo, sepse përkon me 28 nëntorin e viti 1443, kur Gjergj Kastrioti ngriti Flamurin në Krujë dhe me datën tjetër të historisë, 28 nëntorin 1912, kur Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e Pavarësisë të Shqipërisë.
Më 28 nëntor të vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar të UÇK-së.
Adem Jashari i tejkalon përmasat e heroit kombëtar, sepse vepra dhe akti vetëflijues me gjithë familjen, janë ngjarje unikale në Histori.
Lavdi familjes Jashari, UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit, të rënë për liri dhe pavarësi!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular