BallinaAktualitetArrestohen për korrupsion dy efektivë të rrugores në Tiranë

Arrestohen për korrupsion dy efektivë të rrugores në Tiranë

spot_img
spot_img

Dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar me vendim gjykate për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në pranga u vunë dy inspektorë shtetasi E. Ç., 29 dhe K. Ç., 26 vjeç, me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rrugor të Tiranës.

Hetimet ndaj dy efektivëve kanë nisur disa muaj më parë në bashkëpunim edhe më Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, ish SHÇBA.

Nga hetimet ka rezultuar se dy punonjësit e policisë kanë qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete në rrugë, nuk i ndëshkonin me masa administrative për shpejtësinë tej normave të lejuara, por u merrnin shuma monetare

Rastet u zbuluan pasi targat e mjeteve që kryenin shkeljen regjistroheshin nga Radar, por nuk gjobiteshin.

Dy efektivët e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë teksa janë mbajtur nën vëzhgim nga hetuesit dhe gjatë vënies së tyre në pranga janë sekuestruar dhe shumat e parave të përfituara prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Zyrtarisht, Agjensia e Mbikqyrjes Policore deklaron se janë duke u verifikuar edhe raste të ngjashme, ku janë të përfshirë punonjës të tjerë të policisë./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular