Rreziku me të cilin gazetarët përballen duke raportuar mes luftës në Ukrainë u vërtetua mbrëmë nga skuadra e gazetarëve të Sky News. Ky televizon publikoi pamjet tronditëse të ekipit të tyre duke u sulmuar në Kiev.
Kryekorrespondenti Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit ditën e hënë. Dy fishekë goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler në pajisen antiplumb.
Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet. Mendohet se sulmi është kryer nga një skuadër zbulimi diversante ruse.
Pas një përplasjeje të tensionuar, ekipi vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbulim dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.
I gjithë ekuipazhi, duke përfshirë Dominique van Heerden dhe Martin Vowles të Sky News, tashmë janë të sigurt dhe janë kthyer në Britani Anëtari i pestë i ekipit, producenti vendas Andrii Lytvynenko, qëndroi pranë familjes në Ukrainë.