Ukraina konfirmon se gjenerali i katërt rus është vrarë gjatë luftimeve.
Gjeneralmajor Oleg Mityaev u vra të martën gjatë sulmit rus në Mariupol, tha këshilltari në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, i cili publikoi një foto në Telegram të oficerit të vdekur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy raportoi për vdekjen e një gjenerali tjetër rus në fjalimin e tij gjatë natës, por nuk e përmendi emrin e Oleg Mityaev.
Për vdekjen e 46 vjeçarit Mityaev, nuk ka deri tani asnjë konfirmim nga Rusia.
Kujtojmë se, pak ditë më parë ukrainasit vranë edhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, kreu i Ushtrisë së 29-të të Mekanizuar.
Në vitin 2021, Kolesnikov u bë komandanti i Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor. Më parë ai ka shërbyer si shef i shtabit të ushtrisë.
Kujtojmë se ushtria ukrainasa ka vrarë disa gjeneral rusë, teksa tashme deri më tani numërohen 4 prej tyre, mijëra ushtarë dhe dëme të mëdha tek mjetet ushtarake.