BallinaAktualitetQytetarët paralajmëruan protestë të shtunën, reagon Rama: Foltoret e fallxhoret do sjellin...

Qytetarët paralajmëruan protestë të shtunën, reagon Rama: Foltoret e fallxhoret do sjellin militantë nga rrethet, vetëm Kremlini i sheh me admirim!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Në një postim në “Twitter”, ai thotë se shtyrja për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fall xhoreve për të sjellë militantë nga rrethet. Sipas tij, këto skena i sheh me admirim vetëm Kremlini.

Postimi i Ramës:

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!

Sakaq, vlen të përmendet se protestuesit shtruan disa kërkesa për kryeministrin dhe lanë afat deri të shtunën për plotësimin e tyre. Ata thanë se këto ditë do të bëjnë një pauzë të shkurtër të manifestimit, për t’u mbledhur sërish me 18 mars, ku marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular